Korçë/ Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe arrestohet autori

03/06/2020 14:36
Foto ilustruese

Korçë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës këtë të mërkurë, ku një makinë ka goditur për vdekje një kalimtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, konkretisht shtetasit N. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Boboshticë.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen V. V., 86 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Top Channel