Një aktore filmash për të rritur pretendon se nuk është lejuar të bëjë deklarata politike në një fluturim të linjave United Airlines, pas një fjalimi pasionant mbi “brutalitetin e policisë”, mes valës së protestave për vrasjen e George Floyd në SHBA.

28 vjeçarja Elle Knox, ishte në fluturimin nga Houston drejt San Francisco kur thotë se në ulje u prit nga policia.

Duke komentuar më vonë në Twitter ajo akuzonte: “Unë u ngrita në këmbë e thashë ‘Ky nuk është vendi im, unë jam australiane. Por kam vërejtur se demokracia juaj po cënohet. Mos rrini duarkryq, vendosni në cilën anë të historisë do të jeni’”.

Zonja Knox, e cila poston shpesh foto të nxehta në rrjetet sociale për fansat e saj, tha se oficerët e kishin urdhëruar të mos bënte deklarata politike, ndërsa ajo ishte përgjigjur se deklarata e saj “deklaratë për të drejtat e njeriut”.

“Ata më thanë se po trembja njerëzit me deklaratat, megjithse disa njerëz nisën të duartrokisnin kur më shoqëruan jashtë”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel