Shkrimtari Gaqo Bushaka e ka kaluar karantinën duke krijuar.

Sigurisht letërsi për fëmijë. I njohur për personazhin e tij të famshëm Çufo, do të donim që këtë herë të kishim një Çufo në karantinë, por në fakt nuk është kështu. Ai ka krijuar për “Përbindëshin e padukshëm dhe ne të dukshmit”, ashtu siç e ka quajtur dorëshkrimin e tij më te fundjt që është gati për t’u botuar.

“Mbarova një novelë të re dhe mora një familje që ka nënën, babën, gjyshin, gjyshen dhe një fëmijë. Dhe tregoj jetën e këtij djali brenda kësaj shtëpie dhe duke e trajtuar me humor, sepse edhe ai ishte i ngujuar. E kam dorëzuar te Qendra e Librit”, u shpreh Gaqo Bushaka.

“Ne e kemi shpallur qershorin muajin e letërsisë për fëmijë, në mënyrë që të ndërgjegjësojmë për rëndësinë qe ka rrugëtimi përmes leximit për brezin e ardhshëm. Pasi vetëm kështu mund te kemi një shoqëri më të mirë nesër. Të rikthejmë traditën e çmuar qe ne keni pasur të kësaj lloj letërsie përmes emrave të saj më përfaqësues”, tha Alda Bardhyli.

“Është shumë e vështirë të qëmtosh humorin, të cilin fëmijët e duan me të vërtetë shumë”, shtoi Bushaka.

E ndërsa edhe njëherë e pyesin për personazhin aq të dashur, Çufon, ai na thotë se e ka çuar në Amerikë.

“Kam mbaruar një roman, “Aventurat e Çufos në Amerikë”. Mësuesja e tyre Mjellma është në Amerikë. Ka ditëlindjen e vajzës dhe e fton Çufon atje.”

Top Channel