15:49
Basha nga Kamza: Asnjë familje në pamundësi ekonomike s’do të mbetet pa bukë, ujë dhe drita
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjen e Agim Lleshit në Kamëz, kryefamiljar, baba i 8 fëmijëve, që jetojnë në kushte shumë të vështira. Me një shtëpi të vogël, të rrënuar dhe në skamje të plotë, Agimi tregoi sa e vështirë ishte për të mbyllur muajin me borxhe dhe sa shumë ia vështirëson jetën shteti.