Në kabinetin e mandatarit për kryeministër, Avdullah Hoti pritet të jenë disa nga ministrat aktual në detyrë, por edhe të rinj.

Për herë të parë në ekzekutiv do të jetë deputeti Driton Selmanaj të cilit i është besuar posti i zëvendëskryeministrit si dhe deputeti Armend Zemaj që i është besuar dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa, pjesë e kabinetit të Hotit do të jetë edhe ish-ministri, Agim Veliu, i cili sërish do të jetë ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ministre e Financave, Hykmete Bajrami, ministër i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe i Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe Kulturës, Vlora Dumoshi.

Këto u bënë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh i bindur që nesër do të votohet qeveria Hoti teksa shtoi se nuk ka nevojë për një qeveri të tranzicionit.

Top Channel