FOTO/ Është vetëm 13 vjeç, por disponon katër diploma- Njihuni me Jack Rico-n…

02/06/2020 22:11

Me dashurinë e tij për video-lojërat dhe kohën që shpenzon me motrën më të madhe, Jack Rico nga SHBA, mund të duket si çdo 13-vjeçar tjetër.

Por Jack sapo ka marrë diplomën e tij të katërt në fushën e shkencave humane. Këto diploma adoleshenti i ka përftuar për një periudhë kohore prej 2 vitesh. Jack është diplomuar në: Histori, Shprehje Njerëzore, Sjellje Shoqërore dhe Shkenca Sociale. Madje vogëlushi u bë studenti më i ri që diplomohet në historinë 107-vjeçare të “Universitetit Fullerton” në Kaliforni.

“Unë thjesht dua të mësoj gjëra të reja. Është e rëndësishme të zbulohet në kohë talenti dhe t’i dëgjoni këshillat e profesorëve”, shprehet Jack.

Ndërsa Greg Schulz, profesor i Jack, thuri lëvdata për të.

“Nuk është e zakonshme të kesh një student kaq të ri në moshë, Jack është shumë i njohur në kampusin e Universitetit Fullerton. Jack është shumë i mençur edhe pse është vetëm 13 vjeç,  unë jam i kënaqur që ai ishte studenti im”, tha Schulz.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel