Çfarë po ndodh? Protestues mblidhen para Kuvendit të Kosovës

03/06/2020 11:41

Në Prishtinë, disa qytetarë kanë filluar të mblidhen në shenjë proteste para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku sot pritet të votohet qeveria e re e Kosovës.

Ndërkohë rreth orës 11:00 deputetët janë parë duke arritur në Kuvend.

Ligjvënësit pritet që të votojnë për qeverinë e re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të drejtën për formimin e qeverisë nga LDK-ja e njohu Gjykata Kushtetuese e Kosovës që shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për formimin e qeverisë së re.

Dekretin e presidentit e dërgoi në kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje që pretendonte se nuk kishte shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese për të propozuar mandatarin e ri.

Qeveria Kurti u rrëzua në muajin mars pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi në Kuvend.

Top Channel