Protestat në SHBA/ Policia qëllon për vdekje 53-vjeçarin që shpërndau pica falas për policët

02/06/2020 22:50

Protestat për vdekjen e George Floyd-it kanë shënuar një tjetër moment tragjik.

David McAtee, 53 vjeç, i cili është angazhuar këto ditë duke dhënë pica falas për policët, u qëllua për vdekje nga këta të fundit dhe ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët ndërhynë në Louisville. Familja e McAtee pretendon se i dashuri i tyre humbi jetën teksa ishte duke mbrojtur të mbesën e pranishme në protestë, e cila gjithashtu “ra pre” e dhunës së ushtruar nga policët.

Raportohet se Shefi i Policisë së Loouisville-t, Steve Conrad, është pezulluar nga detyra pasi kryetari i qytetit Greg Fischer mësoi se oficerët i kishin kamerat e fikura gjatë vrasjes tragjike.

“Ky lloj dështimi institucional nuk mund të tolerohet. Prandaj vendosa që të pezulloj nga detyra Steve Conard”, u shpreh Fischer.

Top Channel