Një baba ka tmerruar një qytezë të qetë në jug të Anglisë teksa ka vrarë në mënyrë makabre me thikë gruan dhe bijën e tij adoleshente, para se fqinjët të ndërhynin duke e ndaluar të largohej.

Nga tragjedia duket se kanë shpëtuar dy bijat më të vogla të familjes, pesë e shtatë vjeçe.

39 vjeçari Marcin Zdun, kishte tentuar të largohej pasi fqinjët kishin dëgjuar ulërima tronditëse nga shtëpia e familjes në Salisbury.

Dy viktimat u emëruan nga rezidentët si Aneta Zdun, 40 vjeçe, dhe bija e saj Nikoleta, 18 vjeçe.

Oficerët kishin gjetur të vdekur vajzën adoleshente dhe nënën e saj të plagosur rëndë, që megjithë përpjekjet e mjekëve të emergjencës vdiq pak më vonë.

Sipas raportimeve ato ishin prerë në qafë nga vrasësi.

Dy vajzat e vogla, pesë dhe shtatë vjeçe ishin larguar tw tmerruara nga ulërimat duke kërkuar mbrojtje te fqinjët.

Më pas një burrë, vrasësi i dyshuar, kishte dalë nga shtëpia në panik por ishte ndaluar dhe goditur nga kalimtarët që e kishin mbajtur përtokë deri sa erdhi policia.

Një nga fqinjët tha: “Dëgjuam ulërima të tmerrshme nga shtëpia dhe më pas burri doli me vrap prej saj. Kur doli ai u ndoq nga fqinjët të cilët e qëlluan me grusht dhe e mbajtën përtokë deri sa erdhi policia. Ai kishte therrur në fyt gruan dhe bijën e tij 18-vjeçare.”

Një tjetër fqinj, Mark Riordan, tha se nëna e tij Maria, 70 vjeçe, ishte “traumatizuar” nga ulërimat e dëgjuara nga shtëpia.

“Mamaja ime është e shokuar për momentin. Ajo dëgjoi ulërimat por nuk mund të bënte asgjë. Kishte shpesh debate të larta nag ajo shtëpi por zakonisht ishin fëmjët që u bërtisnin prindërve ditën e natën”.

Polici konfirmoi se i dyshuari ishte arrestuar për dy vrasje.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel