Top Story/ Sami Hoxha siguron trafikantin: Lejen e qëndrimit ta siguron zonja ime (Drejtoresha e Policisë Enkeleda Toska)

02/06/2020 23:40

Në zyrën e Samiut biseda vazhdon për afatet e kopsitjes së dokumenteve.

Emigranti: – Kur të vijnë dokumentet, sa kohë zgjasin?
Sami Hoxha: – 1 muaj. Zgjasin 1 muaj.
Emgranti: – Ok!
Sami Hoxha: – 3 për ju. Paratë këtu (Në tavolinë. Që unë ti shoh me sy).
Emigrant: Po, po, paratë të gjitha këtu.
Sami Hoxha: Kur të vijë dita unë i dua lekët këtu (në sirtar). Unë nuk jam… për bamirësi. Paratë këtu, dhe… (ju merrni pjesën tuaj). Por, mos flisni.
Emigranti: – Jo, jo, nuk flasim me njeri. Nazeri na tha hajdeni takohemi dhe ne erdhëm.
Sami Hoxha: – Mos fol, ti mos fol. Ej… (mbajeni gojën mbyllur).
Me shenja: – Këtë muhabet vetëm unë dhe ti… ska nevojë ta marri vesh bota… mos flisni, fusni paret në xhep dhe jeni ok.
Emigrant: – Ahmeti ia jep lekët vetëm Samiut, direkt në dorë. Dhe kafe falas.
Sami Hoxha: – Lekët këtu… jo Azem, jo profesor, jo dërr dërr… arabët, pu pu pu pu…

Samiu iu sugjeron dy djemve të infiltruar të mos humbin kohë, pasi për një muaj mund të përfundojnë në Itali.

Emigrant – Për sa ditë mbarojnë dokumentet? Kur të mbarojë korona?
Sami Hoxha: – 4 javë, një muaj. Ej ej.. e dini si bëhet? Një muaj edhe hë… (ikin jashtë). Për një muaj unë i bëj pasi ju të keni sjellë dokumentet këtu. Pa dokumente… (nuk bëhet).
Emigranti: – Dokumentet do të vijnë nga dita në ditë.
Sami Hoxha: – Filloni ti merrni që tani dokumentet. Në “uhatsapp” dhe mi sillni mua…

Në momentin që mbaruan pazaret për familjen egjiptiane që duan ta sjellin në Shqipëri, njëri nga djemtë i kërkon si favor Samiut ti rregullojë lejen e qëndrimit tek gruaja e tijt. Ai e kërkon si favor sepse nuk ka para të paguaj detyrimet.

Emigranti: – Leja e qëndrimit në Shqipëri më mbaron Sami. Për dy tre ditë mua më mbaron leja e qëndrimit. Fol më zonjën tënde. Shikoje pak lejen time. Mbaron për dy ditë apo jo? Banka, nuk kam bankën. Ti kupton apo jo?
Sami Hoxha: -Po, po.
Emigranti: – Ndoshta zonja jote na mbaron punë.
Sami Hoxha: – Sot nuk mundem. Do ta bëj të hënën. Sepse sot kam punë tjetër.
Emigrant: – Do ta takosh zonjën? Ok?
Sami Hoxha: – Me zonjën ok!
Emigranti: – Ditën e hënë shkojmë tek zonja dhe marrim lejen e qëndrimit? Ok?
Sami Hoxha: – Ok!
Emigranti: – Këtë ta bëjmë falas?? Për Ahmetin, falas.
Sami Hoxha: – Falas Ahmet, po.
Emigrant: – Ok???
Sami Hoxha: – Falas ok!

Me këtë premtim bashkëpunëtorët e Top Story dolën nga zyra e Samiut duke pritur ditën e hënë që të merrnim lejen e qëndrimit të nxjerrë në shkelje të procedurave. Por si për çudi ditën e hënë në mëngjes Sami Hoxha nuk dilte në telefon. Bashkëpunëtorët shkuan të zyra e tij por ai nuk ishte. Pas disa orësh pritje, ai hap telefonin por nuk pranon të vijë në takim.

Emigranti: – Sami unë jam tek zyra, arrita, jam tek puna jote tani. Hajde tek zyra, unë kam sjellë paratë. Ku je Sami? Ku je?. Hajde tani të lutem! Tani unë do të jap 1000 euro.

Sinkron cunat që i thonë hajde se kemi lekët me vete. Paguajmë sot një mijë euro.

Në telefon Sami Hoxha u kërkoi dy djemve që mos ti thonin askujt që e kanë takuar. Dhe gjithashtu i vuri në dijeni se për 3 muaj nuk do ta hapi zyrën. Arsyen pse Sami Hoxha reagoi në këtë mënyrë kuptohej pak orë më vonë. Një super aksion i Policisë Shqiptare dhe Agjentëve federalë pranë Ambasadës Amerikane, kishte vënë në pranga 24 persona për falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm. Këtu u mbyll çdo rrugë për tu takuar përsëri me këtë njeri. Sami Hoxha u fsheh nga frika. Por Top Story gjeti mënyra të tjera për të zbuluar më shumë rreth tij.

Top Channel