Top Story bëri një hulumtim edhe ne gjendjen e tyre civile dhe zbuloi se faktikisht Sami Hoxha dhe Enkeleda Toska janë të divorcuar. Por nëse i hedh një sy rakordimit të datave dalin në dritë fakte interesante.

Në datën 15 Shkurt 2018 Enkeleda emërohet drejtoreshë e emigracionit në Tiranë. Pak muaj më vonë ajo dhe Samiu fillojnë procedurat e divorcit me pëlqim reciprok duke bërë një akt marrëveshje para noterit. Konkretisht më dt 6.8. 2018.

Një muaj pas fillimit të divorcit më 29 shtator 2019 Samiu themelon kompaninë e tij “Global Fjuçër Uon” me të cilën punon edhe sot.
Më 24 tetor 2019 Sami Hoxha dhe Enkeleda Toska divorcohen zyrtarisht. Kjo është një kopje e vendimit të gjykatës për divorcin e tyre. Një divorc paqësor mes të dyve. “Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se kërkuesit kanë rënë dakord që të zgjidhin martesën me pëlqim reciprok, konform nenit 125 të kodit të familjes”.

Kjo lëvizje të jep përshtypjen e një divorci fiktiv. Sipas burimeve jo zyrtare ata vazhdojnë të jetojnë bashkë si çift edhe pse të divorcuar. Divorci thjeshtë kamufloi bashkëpunimin e tyre për trafikimin e emigrantëve arabë.
Kjo u vërtetua edhe nga arabët të cilët i thonin Samiut, që zonja e tij do të rregullonte lejen e qëndrimit.
Emigranti: Ndoshta zonja jote na mbaron punë.
Sami Hoxha: – Sot nuk mundem. Do ta bëj të hënën. Sepse sot kam punë tjetër.
Emigranti: – Do ta takosh zonjën? Ok?
Sami Hoxha: – Me zonjën ok.
Emigranti: – Ditën e hënë shkojmë tek zonja dhe marrim lejen e qëndrimit? Ok?
Sami Hoxha: – Ok!

Top Channel