Top Story siguroi një video që një ambasador në një shtet të lindjes së mesme i kishte bërë Sami Hoxhës pak muaj më parë. Ambasadori interesohet se si të sjelli klientë nga vendi i tij në Shqipëri dhe ti hapi biznes.

Ambasadori: – Me falni! Emri juaj është Sami ?

Sami Hoxha: – Sami, Sami…

Ambasadori: – Jam i interesuar për emigrimin në Shqipëri. Disa nga klientët e mi me pyesin se si të vijnë në Shqipëri, në Gjeorgji apo ndonjë vend tjetër.

Samiu i thotë ambasadorit që të ketë besim të plotë, pasi puna e tij bëhet përmes lidhjeve shumë të forta në Shqipëri. Kjo video është bërë nga fundi i vitit 2019.

Sami Hoxha: – Përsa i përket lidhjeve të mia. Ne kemi lidhje shumë të fuqishme këtu.
Ambasadori: – Më falni?
Sami Hoxha: – Ne kemi lidhje shumë të fuqishme dhe lidhje shumë të mira, në të gjithë Shqipërinë.
Ambasadori: – Shumë mirë, kjo është ajo që unë dua të dëgjoj.

Lidhja e fuqishme të Samiut në Shqipëri është pikërisht gruaja e tij Enkeleda Toska.

Top Channel