Ka përfunduar takimi maratonë i Këshillit Politik dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Në një deklaratë për shtyp ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se për BE-në është me rëndësi të përmbushen kushtet që kanë vendosur.

Soreca:

Patëm një ditë shumë të mirë pune të gjithë sëbashku. Kemi bashkë shoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet.

Kufijtë janë rekomandimet e OSBE-ODHIR. Kjo kërkohet edhe edhe KE. Shumë shpejt do të prezantohet edhe korniza dhe një arritje do ta bëjë këtë punë më të lehtë. I falenderoj pakët për qasjen konstruktive. I ftoj që të vazhdojnë me të njëjtën qasje edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli, le të mos e shpërdorojmë. Është në interes të popullit por edhe për të ardhmen e vendit në BE.

Shumë shpejt do të prezantoj kornizën negociuese. Dhe një marrëveshje  për Reformën Zgjedhore do ta bëjë këtë punë më të lehtë.

/A.P/

Top Channel