Zgjedhorja/ Palët mblidhen sërish ‘kokë më kokë’ më ambasadorët, Yuri Kim, pasdite deklaratë posaçërisht për Reformën

03/06/2020 11:11

TIRANË- Edhe ditën e sotme në rezidencë amerikane në kryeqytet, do të mbahet një takim ‘kokë më kokë’ mes ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe si dhe përfaqësuesve të palëve politike në Këshillin Politik, për të gjetur një marrëveshje për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në takim kanë mbërritur Yuri Kim, Soreca, Duncan Norman  si dhe 4 përfaqësuesit e palëve politike, Damian Gjiknuri, Petrit Vasili, Oerd Bylykbash dhe Rudina Hajdari.

Kujtojmë se palët politike shkelën afatin e vetëdakordësuar për Reformën Zgjedhore që ishte 31 maji, pasi nuk gjetën dot konsensus. Ndërkohë prej disa ditësh prezenca e ndërkombëtarëve në vendin tonë po zhvillon takime për të arritur tek marrëveshja.

Dje pati një takim që zgjati rreth 9 orë, por sërish nuk u gjet gjuha e përbashkët. Sot mendohet që palët të dalin me një konsesnus, megjithatë pritet që Ambasadorja amerikane, Yuri Kim të mbajë sot pasdite një deklaratë posaçërisht vetëm për Reformën Zgjedhore.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel