Reforma Zgjedhore/ Nuk ka marrëveshje edhe pas 9 orë negociata në Ambasadën e SHBA-ve, nesër takim tjetër

02/06/2020 20:47

Ka përfunduar takimi maratonë i Këshillit Politik dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë.

Në një deklaratë për shtyp ambasadorja e SHBA-ve,Yuri Kim u shpreh se ka pasur zhvillime të rëndësishme por nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Yuri Kim: Të tre ne qëndruam të paktën 9 orë me anëtarët e Këshillit Politik, ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim ishte e vështirë për të gjitha palët.

Të gjithëve ju është kërkuar që të japin që të fitojë Shqipëria. Shqipëria është në një fazë kritike, 25 marsi ishte pikë kthese, ishte votë për të ardhmen e Shqipërisë në EU.

EU ka vendosur disa kushte për nisjen e negociatave, mes tyre është reforma zgjedhore.

Qëllimi unë sot është që Shqipëria të mund të përmbushi rekomandimet e ODIHR që të jetë anëtare me të drejta të plota.

Nëse 4 partitë arrijnë në konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODIHR ne do jemi dakord.

Nëse konsensusi për këto pika që ODIHR ka kërkuar nuk arrihet palet të mos i vazhdojnë më këto kërkesa. SHBA do që Shqipëria të jetë në europë ashtu siç duan shqiptarët.

/Ariglon Pali/

Top Channel