Foto ilustruese

KORÇË – Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se një makinë ka goditur një kalimtare teksa kalonte në rrugë.

Ndërkohë mësohet se pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të plagosurën në rrugë. Si  pasojë e këtij aksidenti kalimtarja ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës.

E plagosura mësohet se është e moshës rreth 70-vjeç. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Top Channel