Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të japë një tjetër mesazh  për palët politike, për sa i përket Reformës Zgjedhore.

Ai duke theksuar se mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian ishte i qartë për zbatimin e kushteve që fillon me konsensusin për Zgjedhore, ka thënë ndër të tjera se 8 qershori po afron.

Ai më tej ka shtuar se Komisioni europain mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë.

Postimi i plotë i Metës:

Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.
8 qershori po afron!
Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! ????

Top Channel