Sektori i Antipiraterisë së DigitAlb në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës realizuan operacionin për arrestimin e piratëve kundravajtësve penalë që kryenin prej kohësh piratimin e DigitAlb përmes Androit Box-ve IPTV duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Gjatë operacionit ranë në pranga 4 persona pjesë e 3 grupeve të ndryshme kriminale. U sekuestruan 6 aparate celular të markave të ndryshme, 14 Dreambox, Androidbox, Set Top Box dhe një automjet.

Ndërkohë nën hetim janë disa grupe të tjera që piratojnë DigitAlb. Personat ishin zbuluar përmes blerjeve të simuluara nga sektori i Antipiraterië dhe mbaheshin nën vëzhgim. Në tre aksione të veçanta të martën u inskenua një blerje e rreme e Android Box IPTV me DigitAlb Premium. Personi u kontaktuan përmes telefonit për të bërë dorëzimin e pajisjeve pirate në afërsi të Stadiumit “Selman Stërmasi”.

E njëjta taktikë u ndoq me dy persona të tjerë që veprojnë në zonën e Shkozës ku u arrestua dhe vëllai i piratuesit. Ndërsa në në rrugën Ferit Xhajko u kap një tjetër person i cili kryente shtije Android Box IPTV me Digital Premium. Sipas njoftimit të policisë së shtetit operacioni vazhdon për të zbuluar piratët e tjerë të platformave digjitale.

Top Channel