“Vizart” mbledh brezat/ Artistë të para dhe pas viteve ’90 bëhen bashkë në një ekspozitë

02/06/2020 20:23

Shpeshherë ndodh që artistët izolohen brenda studios së tyre për t’u marë vetëm me veprën dhe asgjë tjetër.

“Vizart” është një ekspozitë që ka zgjedhur të bëjë bashkë një numër të konsiderueshëm artistësh të para dhe pas viteve ‘90, vetëm nepërmjet vizatimeve të tyre. Pikërisht ky ka qenë qellimi i kësaj ekspozite e mbase dhe artit ne tërësi. Nuk ka dallime brezash, nuk la dallim moshe. Përpara artit të gjithë janë të zhveshur.

“Vizart” dhe kuratori Helidon Haliti skellin një ekspozitë interesante që ka një qëmtim mes historisë së artit pamor dhe pjesës së krijimtarisë artistike. Është nje rrugëtim, i cili nis qysh para ‘90.

Me vizatime nga artistë të njohur të kohës të vëna në kornizën e realimit socialist, por gjithsesi individualitetet janë shumë interesante të asaj periudhe. Mbi të gjitha gjinia e vizatimit është nje gjini jo shumë e eksploruar.

“Unë jam pjesë në këtë ekzpositë si artist. Ku rikontekatualizoj ngjarje të para ‘90. Komunikimi im ka vazhduar duke e pasur atë periudhë historike jo vetëm në arkivin dhe veprën time, por si nje rishikim, duke marë personazhe dhe ngjarje dhe duke i rikontekatualizuar. Ka shumë artistë nga të gjitha moshat dhe gjeneratat që i takojnë të dy periudhave. Do të evidentoja Gazmend Lekën, Sadik Spahinë, Mikel Temon, të cilët vijnë në një qasje komplet të re për publikun”, shprehet Haliti.

Top Channel