FOTO/ Edhe në Britani po zhvillohen protesta për vdekjen e Floyd, mijëra njerëz mbushin rrugët e Londrës

03/06/2020 17:27

Përpos protestave në SHBA, të cilat kanë disa ditë që po zhvillohen pas vdekjes së George Floyd, së fundmi dhe Britania e Madhe me në krye Londrën ka zhvilluar tubime masive në nderim të 46-vjeçarit. Mijëra qytetarë përfshirë dhe këngëtarin Liam Payne dhe aktorin John Boyega u panë sot në rrugët kryesore të kryeqytetit anglez.

Ata brohorisnin në kor fjalët e fundit të thëna nga Floyd pak para se të vdiste. “Ju lutem nuk mund të  marr  frymë”, ishin fjalët e fundit të thëna nga 46-vjeçari afro-amerikan. Këto fjalë ishin të ilustruara dhe në mijëra postera që protestuesit mbanin në duar. Sakaq, kujtojmë që në SHBA janë shënuar protesta të dhunshme nga qytetarët.

Krahas njerëzve që po shprehin indinjatën e tyre për humbjen tragjike të Floyd-it ka dhe një pakicë që duket se po shfrytëzon situatën dhe po shkakton trazira në rrugët e qyteteve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/32

Top Channel