Thaçi: Përgëzoj deputetët për votimin, suksese qeverisë së re në Kosovë

03/06/2020 13:44

Ditën e sotme, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 pro kanë zgjedhur qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Një reagim vjen nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili përgëzon deputet në Kuvend për votimin dhe i uron sukses qeverisë së re dhe i ofron bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. HTH”, shkruan Hashim Thaçi.

Top Channel