E enjte, 25 Qershor 2020
17:09
“Harrojnë Covid-19”, Cristiano Ronaldo dhe Georgina pushime me jaht 15 mln £ në Itali

Covid-19 nuk e ka penguar çiftin e famshëm Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez të shfrytëzojnë motin perfekt në Itali.

17:01
Rihapja në Florida, ndërkohë që vazhdon rritja e infeksioneve

Këtë javë Florida arriti një rekord të zymtë pasi numri i rasteve të infektimeve me COVID në këtë shtet i kaloi 100 mijë ndërsa më shumë se tre mijë vetë kanë vdekur nga virusi.

16:56
Mjekuan ekzekutorin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, lihen në burg dy mjekët

Gjykata e Laçit ka lënë në burg dy mjekët të cilët mjekuan Eduart Lamajn i cili u plagos natën që vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin në Laç.

16:46
Njerëzit luftojnë të rimarrin kontrollin e qytetit të pushtuar nga majmunët e panumërt pas koronavirusit

Teksa pandemia e koronavirusit ka nxjerrë në qytet tufat masive të majmunëve makakë në Tailandë, ata kanë marrë tashmë kontrollin e qytetit Lopburi dhe po luftojnë me banorët vendas që nuk mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

16:41
​Veteranët e luftës së UÇK-së: Propozim-aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është politike

Organizata për Veteranët e Luftës së UÇK-së vlerëson se propozim-aktakuza nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për presidentin, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli është krejtësisht politike.

16:23
Anulimi i takimit në Shtëpinë e Bardhë, Grenell reagon për vendimin e Hotit: Mezi presim të ri-caktojmë takimin tjetër

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për tu kthyer në Kosovë.

16:09
Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Rama: Kosova u nënshtrohet proceseve të tilla, ndërkohë Serbia hap kapitujt me BE-në

“Në praktikën ndërkombëtare kjo është e pashembullt dhe kjo është përgjigjja që unë kam marrë nga disa vendas dhe të huaj, flas për ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Asnjë nuk më tha që ka një praktikë ndërkombëtare që mund ta integrojë tekstin e djeshëm. Për t’u kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të Kosovës do u nënshtrohen proceseve të tilla sa herë ndërkohë Serbia hap kapitujt me BE-në”, u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, sa i takon aktakuzave në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, nga Prokuroria e Hagës.

15:57
Skandal në parlamentin italian/ Vittorio Sgarbi nxirret nga salla i ngritur peshë

Vittorio Sgarbi është nxjerrrë sot me forcë nga salla e parlamentitti italian teksa refuzoi të dilte pas urdhrit të zv. kryetares Mara Carfagna, prej ofendimeve ndaj saj.

15:55
Rama: Askush nuk merr përgjegjësi për jetën e sakatuar të Ramush Haradinajt

Përgjatë fjalimit të tij në Kuvend mbi aktakuzat e Prokurorisë së Hagës, ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kryeministri Edi Rama u ndal veçanërisht edhe te Ramush Haradinaj.

15:52
Engel rrezikon të humbasë vendin në Kongresin amerikan!

Rezultatet ende jo përfundimtare të zgjedhjeve paraprake në katër shtete amerikane tregojnë se disa prej përfaqësuesve kryesore të Partisë Demokrate mund t’i humbasin vendet e tyre në Kongres.

15:44
Dëmtohet kampioni shqiptar/ Izmir Smajlaj, u dëmtua pas stërvitjes së improvizuar në karantinë

Pas rreth 4 muajsh stërvitje thuajse te improvizuara sa ne Shkodër sa në Tiranë, Izmir Smajlaj për fat të keq ka pësuar një dëmtim ne menisk qe do ta lërë atë rreth 4 jave larg stërvitjes.

15:39
Kapitene Valentina/ Gruaja që drejton anijen turistike në bregdetin e Vlorës

Një det i hapur me dallgë apo një det te qetë, nuk përbën problem për Valentina Habibaj, kapitenia e një anijeje turistike në Vlorë.

15:39
Rama: Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike! Nuk ishte viktimë, por agresori!

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë nevojë për mbështetje politike, sa i takon aktakuzave për krime lufta nga ana e Prokurorisë së Hagës.

15:30
Rama duartrokitet në Kuvend: Lexoj fletërrufen dhe them o Zot! Vazhdon me sukses viktimizimi i Serbisë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë nevojë për mbështetje politike, sa i takon aktakuzave për krime lufta nga ana e Prokurorisë së Hagës, duke shtuar se përtej kësaj, ata janë të vendosur në anën e drejtë të historisë.

15:30
Majko flet për votën e emigrantëve/ Ministri i diasporës kërkon pajisjen sa më të shpejtë me pasaporta të emigrantëve

Pandeli Majko ministër për diasporën, u shfaq optimist nga foltorja e parlamentit për mundësinë e votimit nga emigrantët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

15:27
“Mund të mos u vijë përshtat shumë miqve të mëdhenj”/ Rama: Thaçi dhe Veseli, në anën e drejtë të historisë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë nevojë për mbështetje politike, sa i takon aktakuzave për krime lufta nga ana e Prokurorisë së Hagës, duke shtuar se përtej kësaj, ata janë të vendosur në anën e drejtë të historisë.

15:26
PD, kandidatët nga anëtarësia/ Basha njofton partinë për përzgjedhjen e garuesve për deputet dhe bashki

Pothuajse 10 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare demokratët nisën këtë të enjte përgatitjet për betejën elektorale të  vitit 2021. Për herë të parë  kandidatët për deputet dhe kryetar  bashkie do të përzgjidhet nga anëtarësia përmes parimit një anëtar një votë.

15:20
KLSH – PS, pro të zgjedhurit të Metës/ Debate në Grupi PS, por ka një vendim politik

Deputetët supozohej të ishin shembulli më i mirë i respektimit të distancimit fizik, në një ditë si kjo e sotmja, kur numrit të prekurve me Covid iu shtuan edhe 78 raste pozitivë.

15:12
Dyshime mbi aktakuzën/ Analistët komentojnë shpalljen pa marrë miratimin e Gjykatës

Publikimi i aktakuzës nën dyshimet për krime lufte ndaj Presidentit, Hashim Thaçi dy muaj pas ngritjes nga prokuroria dhe ende pa u aprovuar nga gjykata ka ngritur polemika.

15:09
Nisin përgatitjet për karnavalet e Korçës, këtë vit do të festohet ndryshe …

Në Korçë kanë nisur përgatitjet për karnavalet festa simbol e qytetit që ka çelur sezonin turistik veror.

15:08
Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit/ Rama: Një fletërrufe e revolucionit kinez, baltë mbi Kosovën e shqiptarinë!

Kryeministri Edi Rama ashtu siç e kishte paralajmëruar bëri reagimin e tij në lidhje me aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit.

15:03
Dështon dialogu në Washington/ Hoti nuk shkon në SHBA, kërkon shtyrje të takimit të 27 qershorit

Nga Brukseli, kryeministri i Kosovës deklaroi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka alternativë dhe se Kosova, sipas tij, e ka maturinë e duhur institucionale për të kapërcyer çdo situatë me të cilën përballet.

14:58
Zhgënjim total! Dështimet qesharake nga blerjet online (FOTO)

Blerjet online janë argëtuese, të rehatshme dhe nuk të marrin shumë kohë. Vetëm me një klik ju mund të porosisni produkte nga më të ndryshmet, nga veshjet e deri te orenditë shtëpiake.

14:56
“Mbijetesa për konkurrentët do jetë më e vështirë”, autorja e “Hell’s Kitchen” zbulon surprizat: Shefi do të… (FOTO)

Prej disa ditësh është bërë e ditur se “Hell’s Kitchen Albania” do të rikthehet në ekranin e Top Channel. Që nga dita e djeshme janë hapur aplikimet, për të gjithë ata që dëshirojnë që të bëhen pjesë e programit më të njohur të kuzhinës.

14:54
Deputetëve iu matet temperatura, lulishtja e parlamentit kthehet në kafene

Deputetët për të disatën javë hynë në sallën plenare nën masa të forta anti-kovid.

14:52
“Gati të ulemi me opozitën e re për të diskutuar listat e hapura”/ Balla: Besoj te pafajësia e Thaçit dhe Veselit

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca është gati të ulet me opozitën parlamentare dhe të diskutojë propozimin e kësaj të fundit sa i takon hapjes së listave në zgjedhje.

14:47
Si ndihet tërmeti me magnitudë 7.5 në katin e 19-të, shihni pamjet e frikshme (Video)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter goditi shtetin meksikan të Oaxaca dy ditë më parë.

14:39
Veliaj: Kemi përveshur mëngët për mandatin e tretë të Edi Ramës kryeministër

Pas Petrelës, Zallbastarit, fshatit Qeha dhe Pëllumbasit, Bashkia e Tiranës bën me dije se është transformuar edhe qendra e fshatit Baldushk, duke përfshirë rrugën, sheshin, zyrat e Njësisë Administrative dhe qendrën e kulturës.

14:33
6 faktet që nuk i keni ditur për Sylvester Stallone (FOTO)

Sylvester Stallone ështyë një prej aktorëve të filmave që pëlqehet nga të gjithë. Emri i plotë i aktorit është Maykl Silvestr Stallone Gardentsio.

14:31
Vrasja e dyfishtë e Laçit/ Dalin para gjykatës mjekët që mjekuan autorin

Dy mjekët që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes së Laçit në një klinikë private në Tiranë do të dalin sot para gjykatës. Ata akuzohen për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

14:30
Paralajmërimi i mjekëve britanikë: 10 milionë testeve të blera nga qeveria, nuk u zihet besë!

Miliona testeve të antitrupave të blera nga qeveria britanike “nuk mund t`i zihet besë” pavarësisht se kryeministri Boris Johnson i ka përshkruar si një “zhvillim që e ndryshon të gjithë lojën”.

14:28
“Malet dhe këngët e kanë shpëtuar kombin tonë”/ Meta dekoron këngëtarët e shquar të polifonisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Skraparin, ku vlerësoi me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit” këngëtarin e shquar Demir Zyko (pas vdekjes), me motivacioni: “Për vlerat e spikatura si këngëtar me zë të artë i polifonisë me iso të Toskërisë. Me mirënjohje ndaj bartësit të shquar të vlerave të trashëgimisë muzikore dhe shpirtërore shqiptare, i cili ishte dhe mbeti një model i rrallë për ruajtjen dhe përcjelljen e tyre ndër breza”.

14:28
Maqedoni e Veriut, shkon në afro 5.600 numri i rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit gjashtë persona kanë ndërruar jetë ndërsa janë shënuar 153 raste të reja me këtë virus.

14:13
Pas 30 vitesh, Liverpool prek titullin në Angli

Liverpooli po prek gjithnjë e më shumë titullin kampion të Premier Leagues që i mungon prej 30 vitesh.

14:12
Kosovë/ Zemaj paralajmëron testime masive për koronavirus

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, paralajmëroi mundësinë e fillimit të testimeve masive për koronavirusin e ri.

14:06
Miqësorja e Kombëtares/ Me Armeninë në 7 tetor në Jerevan

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Armeninë në 7 tetor të 2020.

14:02
Holanda rihap stadiumet, por tifozëve u ndalohet të këndojnë!

Holanda ishte vendi i parë që e mbylli përfundimisht përpara kohe kampionatin dhe është i pari vend që hap dyert e stadiumeve për tifozët, edhe pse kjo do të jetë me disa rregulla të veçanta.

13:51
Ngjan si një hotel me 5 yje, brenda shtëpisë super luksoze të yllit 33-vjeçar (FOTO)

Lauren Goodger ka zbuluar për fansat e saj të shumtë disa pamje nga shtëpia në Essex, e cila ngjan si një hotel me 5 yje pas ndryshimeve të bëra së fundmi.

13:47
Gjonaj: Do rrisim pagat e policëve të burgjeve, barazim me ato të kolegëve në Policinë e Shtetit!

Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dha lajmin se shumë shpejt, pagat e punonjësve të Policisë në Burgje do të barazohen me pagat e kolegëve të tyre në Policinë e Shtetit.

13:43
Aktakuza/ Reagon Thaçi, ndryshon “cover-in” në Facebook (foto)

Një ditë pasi Specialja ka ngritur aktakuzë ndaj tij, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë një reagim duke shpërndarë kështu fotografinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

13:38
Der Standard: Thaçi dhe Grenell po tentonin një marrëveshje të ndyrë

Gazeta e njohur austriake, Der Standard, shkruan në një analizë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po tentonte një marrëveshje të ndyrë.

13:34
Policia malazeze arreston dhjetëra protestues pro-serbë

Policia malazeze ka arrestuar dhjetëra njerëz pas disa tubimeve pro-serbe në Podgoricë dhe qytete të tjera.

13:33
Deklarata: E çuditshme sesi pa u konfirmuar aktakuza, dolën informacione për përmbajtjen

Se Dhomat e Specializuara do ngrisin aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi ka qenë e pritur, pasi emri i tij është përmendur edhe në raportin e Këshillit të Evropës, ka thënë në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

13:32
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, policia arreston 42-vjeçarin në Belsh

Pronari i një lokali në zonën e Belshit është proceduar penalisht, pasi u konstatua nga organet policore se kishte përshtatur këtë subjekt për zhvillimin e lojërave të fatit.

13:31
Maqedoni, nis fushata/ Kandidati i parë për kryeministër shqiptar

Në Maqedoninë e Veriut nisi zyrtarisht fushata 20 ditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me gati 1.600 kandidatë.

13:28
Kina “nuk sfidon” dot SHBA-në, dështon me mbledhjen e fondeve për OBSH-në!

Kina ka dështuar në përpjekjet e veta për të mbledhur fonde për OBSH-në.

13:21
“Jam shpresëplotë”/ Majko: Këshilli Politik mori dje një vendim të jashtëzakonshëm

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, vlerësoi mazhorancën dhe opozitën që arriti dje dakordësinë në Këshillin Politik për votën e emigrantëve.

13:13
“Sezon turistik i sigurt”, Manastirliu: Vijon trajtimi i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane për eleminimin e vatrave aktive

Programi i dezisektimit vijon në nga veriu në jug në zonat bregdetare dhe ato urbane, sipas hot spoteve (vatrave të nxehta) të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

13:08
Hoti, thirrje për qetësi: Lufta e UÇK-së, e drejtë

Avdullah Hoti i bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, pas publikimit të aktakuzave të Zyrës së Prokurorit Special kundër presidentit Hashim Thaci dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

13:06
Njihni minatorin me fat! Bëhet milioner brenda natës, duke …

Një minator në Tanzani u kthye brenda natës në milioner pasi shiti dy gurë të çmuar dhe të papërpunuar Tanzanite që konsiderohen si më të mëdhenjtë e zbuluar ndonjëherë në këtë vend.

13:00
Kryeministri Hoti, takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

12:55
“Nëse nuk ngrihet në kohë Kushtetuesja humbasim të gjithë”/ Gjonaj: S’është koha të ngadalësojmë procesin

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se fakti që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese mbeti pothuajse bosh, nuk duhet parë si problem i vettingut, por si problem me atë sistem të trashëguar dhe mungesën e integritetit të këtyre gjyqtarëve të shkarkuar.

12:55
Reagojnë qytetarët: Aktakuzat e Hagës, të padrejta!

Qytetarët e Prishtinës kanë reaguar ndaj aktakuzës për krime lufte të paraqitur nga Gjykata Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

12:54
Deputeti i opozitës: Të dënohen baronët e politikës, pastaj të krimit

Deputeti Erion Piciri, i dalë nga listat e PD-së kërkoi nga foltorja e Kuvendit tha se drejtësia shqiptare duhet të marr shembull nga ajo në Kroaci, Rumani apo Maqedoni dhe të dënojë zyrtarët e lartë të vendit për atë që kanë bërë në 30 vite.

12:47
“S’bëjmë kompromise për Reformën në Drejtësi”/ Spiropali: Po e realizojmë dhe kur hidhni bojë e miell

Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh e vendosur për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, ndërsa u shpreh se maxhoranca “nuk bënë kompromise”.

12:42
Zbulohen rrënoja në Belsh/ Mendohet se është stacion qëndrimi në rrugën Egnatia

Rreth 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin rrasë, teksa punonin tokat e tyre, banorët kanë rënë në gjurmët e rrënojave që mendohen t’i përkasin një qyteze antike.

12:40
“Bëni testin e idiotëve, kemi lloj lloj halabaku”/ Tension në Kuvend mes Gjonit dhe Valterit, ndërhyjnë deputetët

Momente tensioni ishin të pranishme përgjatë seancës së sotme plenare.

12:39
Ralf Gjoni: Jam pro ndryshimit të Kushtetutës për sa kohë që çon në lista të hapura dhe ndryshim të sistemit

Në një replikë me deputetin Myslim Murrizi, Ralf Gjoni u shpreh se është pro ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura.

12:38
Sekuestrohen fidanë narkotikë, armë gjahu dhe celularë/ Arrestohen 3 persona në Mallakastër

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kështu është finalizuar me sukses operacioni antikanabis i koduar “Rromës”.

12:31
“A keni këllqe?” Ralf Gjoni: Iku Lu-ja erdhi Kimi/ PS, PD, LSI, të treja bashkë në krevat

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni e cilësoi çdo gjë që ndodh në Shqipëri si asgjë tjetër veçse një lojë politikë, duke nisur nga emërimet në Gjykata dhe deri të Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

12:29
Mbetjet pranë lumit/ Vilëbashtova, plazhi i plehrave të Shkumbinit

Ndotja mbetet alarmante në plazhin më të afërt pranë grykëderdhjes se lumit Shkumbin.

12:21
Hoti: Dialogu nuk ka alternativë!

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk ndalet dhe se nuk ka alternativë.

12:18
Dhunonte të ëmën, arrestohet 25-vjeçari në Berat

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.

12:18
“Kosova në telashe”/ Analisti i Ballkanit: Nëse konfirmohet aktakuza Thaçi dhe Veseli dorëhiqen

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer mendon se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera.

12:14
PD, Kandidatët nga anëtarësia/ Basha njofton partinë për përzgjedhjen e garuesve për deputet dhe bashki

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e PD.

12:14
Mbi 34300 dosje stok/ Ruçi kryetares së KLGJ-së: Plotësoni vakancat në Gjykatën e Lartë Kushtetuese, po pengohet integrimi

Gjatë seancës së sotme plenare, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë është shtuar me 5654 çështje duke e çuar numrin total në mbi 34300.

12:05
Hajdari në parlament: Ta mbyllim sesionin me ndryshimin e sistemit

Deputetja Rudina Hajdari u bëri thirrje deputetëve që ky sesion parlamentar të mbyllej me ndryshimin e sistemit.

12:03
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 66 vjeçar në spitalin infektiv

Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë.

12:00
Dhunë në familje, arrestohen 3 persona në Vlorë, njëri i shpallur në kërkim për ngacmim seksual ndaj vajzës

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e 3 personave për veprat penale dhunë në familje dhe për ngacmim seksual.

11:52
15 fotot që tregojnë diferencën e madhe mes çiftit Trump dhe Obama

Barack Obama la gjurmë në historinë e SHBA-së, si i pari president me ngjyrë.

11:47
Të dënuar për vrasje/ Kush janë tre të targetuarit e radhës nga OFL

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 vazhdon të dërgojë formularët.

11:46
Gjendja e fatkeqësisë mbaroi/ Murrizi: Kuvendi të kthehet në normalitet!

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi i kërkoi Gramoz Ruçit, gjatë seancës së sotme plenare, që parlamenti të rikthehet në normalitet, lidhur me kohën e deputetëve për të folur, por edhe pyetjet për drejtuesit e institucioneve të pavarura që raportojnë.

11:45
FIBA publikon rregullat zyrtare të cilat hyjnë në fuqi nga 1 tetori

Pas ndryshimeve të paraqitura nga Komisioni Teknik dhe miratuar nga Bordi Qendror i FIBA-s në Mars 2020, FIBA ka publikuar Rregullat Zyrtare të Basketbollit 2020.

11:40
Reali rimerr kreun/ Pas fitores me Mallorcan 2-0

Reali i Madridit iu përgjigj Barcelonës duke regjistruar një tjetër fitore në La Liga, e katërta në 4 ndeshje të zhvilluar pas pandemisë koronavirus.

11:34
Aksident rrugor në Gjirokastër, policia arreston shoferin e fugonit

Një shtetas ka rënë nën pranga dhe një tjetër procedohet penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

11:30
“Të shpëtojmë njerëzimin, vrisni një çifut”/ Arrestohet 39-vjeçari që bënte thirrje ekstremiste në rrjetet sociale (foto)

Një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë është arrestuar nga blutë e Tiranës.

11:29
Aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit/ Papa: Kuvendi të miratojë rezolutë për mbrojtjen e luftës së UÇK-së

Mbi aktakuzat që ka ngritur Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka reaguar deputeti opozitar Kostaq Papa.

11:21
Miqësorja e Kombëtares, me Armeninë në 7 tetor në Jerevan

Kombëtarja shqiptare e Futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Armeninë në 7 tetor të 2020.

11:21
New York, Berlin, Londër/ Covid-19 anulon maratonat e famshme!

Koronavirusi fiton edhe ndaj garës më popullore dhe me pjesëmarrjen më të lartë në botë; maratonës së New Yorkut.

11:17
“PS vonoi seancën. Po bëni pazare me Metën për KLSH ”/ Ruçi-deputetëve: Nuk do përsëritet më

Ka nisur seanca e Kuvendit dhe menjëherë deputetët e opozitës shprehën pakënaqësinë për vonimin e saj.

11:03
Fotot/ Kuvendi “zhvendoset” në oborrin-kafene, deputetët pa maska harrojnë pandeminë

Kafes së mëngjesit nuk kanë mundur dot t’i rezistojnë as deputetët e Kuvendit.

11:03
Osmani takon ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

10:58
Kandidatura e Arben Shehut për KLSH/ Vonohet seanca e Kuvendit, PS në mbledhje

Përpara seancës së sotme parlamentare, Grupi Parlamentar i PS po zhvillon mbledhje grupi.

10:55
Kuvendi i Kosovës/ Shtyhet seanca plenare për dialogun

Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës së nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

10:47
Maqedonia nesër hap kufijtë, pa test dhe karantinë

Prej nesër plotësisht do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PSR dhe karantinë shtetërore.

10:43
Politika “zien”, Meta përshëndet me foto nga Bogova

Kjo e sotmja pritet të jetë një ditë e ngarkuar për politikën në vend, por mesa duket jo për të gjithë.

10:38
Kroacia kthen karantinën për vizitorët nga 4 shtete ballkanike

Kroacia ka vendosur të rikthejë karantinën 14 ditore për vizitorët nga katër fqinjët e saj të Ballkanit pas asaj që po shihet praktikisht si një valë të dytë e koronavirusit në rajon.

10:32
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 78 raste të reja në 24 orët e fundit, Shkodra rekord

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet për situatën nga covid-19 në vend për 24 orët e fundit.

10:22
Shtohen befas numrat e infektimeve, Australia nxjerr në rrugë ushtrinë!

Australia dërgoi 1.000 ushtarë në shtetin e Victorias me shpresën të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit atje.

10:17
Publikohen për herë të parë fotot ‘sekrete’, njihuni me vajzat e Vladimir Putin nga martesa e parë

Janë publikuar për herë të parë fotografitë e rralla të dy vajzave të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nga martesa e tij e parë.

10:14
Dy tubimet në Tiranë/ Policia jep detajet: 17 persona të proceduar

Policia e Tiranës ka reaguar për protestat para Ministrisë së Transporteve një ditë më parë.

10:07
Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Reagon Besa Shahini: UÇK-ja ishte mishërimi i përpjekjes për liri, çdo përpjekje tjetër duhet dënuar

Të shumta kanë qenë reagimet pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi dje se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

10:06
Reklama për mallra pa dëshirën tuaj në telefon? Ja ku të ankoheni që të mos ndodhë më

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që janë ndjerë të bezdisur nga telefonatat e panumërta nga ana e kompanive të ndryshme për reklamimin e produkteve të tyre.

10:03
Asnjë si Ronaldo, ylli merr dhuratën më të çmuar në botë (FOTO)

Cristiano Ronaldo është një nga disa të zgjedhurit në botë që zotëron orën më të shtrenjtë të markës “Rolex” në histori.

09:54
Lëkundje tërmeti në Tiranë!

Pak më parë u ndjenë lëkundje tërmeti në Tiranë.

09:52
“Do marr një vendim të rëndësishëm për politikën”/ Basha mbledh sot Kryesinë e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e PD.

09:45
“Kaq pak vlerë ka jeta juaj?”/ Revoltohet Tritan Kalo: E pafalshme të ulet vigjilenca nga stafi mjekësor!

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, jep një mesazh të fortë për situatën e krijuar nga koronavirusi, ku kohët e fundit ka pas një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

09:41
Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë trondit prefekturën Chiba në Japoninë lindore, njoftoi sot agjencia meteorologjike e vendit.

09:37
Shantazhonte një person me publikim të fotove në rrjete sociale, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë dhe një tjetër në kërkim

Blutë e Tiranës kanë kapur një 33-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar, por po ashtu arrestuan në flagrancë edhe një shtetas tjetër, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

09:31
Gramsh/ Arrestohet 23-vjeçari që shpërndante drogë, i gjenden fishekë dhe armë zjarri

Një tjetër rast i shpërndarjes të drogave në doza të vogla është goditur në Gramsh dhe policia ka vënë nën pranga në 23-vjeçar që ushtronte këtë veprimtari kriminale.