Shtohen befas numrat e infektimeve, Australia nxjerr në rrugë ushtrinë!

25/06/2020 10:22

Australia dërgoi 1.000 ushtarë në shtetin e Victorias me shpresën të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit atje.

Edhe pse numri i të infektuarve dhe viktimave në këtë vend është relativisht I ulët krahasuar me disa pjesë të tjera të globit, shtimi i rasteve së fundi ka ngjallur frikën e një vale të dytë të sëmundjes. Shumë vatra të nxehta të s’ja janë identifikuar në Melbourne, ku autoritetet kanë nisur një “blic” testimesh.

“Në vend që të rrimë e të presim sa të mësohet numri i transmetimeve të virusit në komunitet, po shkojmë praktikisht derë më derë për të paraprirë situatën”, deklaroi kryeministri i Victorias, Daniel Andreës. Ushtria është angazhuar të ndihmojë me testimet dhe detyra të tjera.

Autoritetet vendase po përdorin dhe atë që njihet si “testi i salivës”, me të cilin nuk nevojitet veçse një kampion pështyme në një gotë dhe që konsiderohet më pak i bezdisshëm sesa tamponi.

Top Channel