Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, policia arreston 42-vjeçarin në Belsh

25/06/2020 13:32
Ilustrim

Pronari i një lokali në zonën e Belshit është proceduar penalisht, pasi u konstatua nga organet policore se kishte përshtatur këtë subjekt për zhvillimin e lojërave të fatit.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e zhvillimit të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga Policia në qarkun e Elbasanit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Procedohet penalisht pronari i subjektit, shtetasi K. Q., 42 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi, në Belsh, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Top Channel