Liverpooli po prek gjithnjë e më shumë titullin kampion të Premier Leagues që i mungon prej 30 vitesh.

Fitorja me Crystal Palace 4-0 në mbrëmjen e së mërkurës ka bërë që te The Reds të nisë numërimi mbrapsht për festën e këtij titulli mëse të merituar për Liverpoolin që mund të nisë që sot në mbrëmje nëse Manchester City nuk do të mund të fitojë ndaj Chelseat në Etihad Stadium, një sfidë kjo që do të luhet sot në mbrëmje dhe që do të transmetohet në DigitAlb.

Aktualisht, skuadra e Jurgen Klopp pas suksesit me Crystal Palace është në kuotën e 86 pikëve, ndërsa Manchester City ka 63 pikë.

Skuadrës së The Reds i duhen edhe 2 pikë për t’u shpallur kampione, por nëse skuadra e Guardiolës barazon apo humbet ndaj asaj të Lampard, do të fitojë matematikisht titullin kampion 7 javë përpara fundit të kampionatit. nëse Manchester City do të marrë 3 pikët ndaj londinezëve, atëherë festa e Liverpoolit do të shtyhet për në 2 korrik kur në Etihad Stadium do të zhvillohet ndeshja direkte me Citizens.

Top Channel