E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro Në Korçë kanë nisur përgatitjet për karnavalet festa simbol e qytetit që ka çelur sezonin turistik veror.
Por këtë vit karnavalet do të jenë ndryshe, të shpërndara në gjithë qytetin në sheshe e rrugë për ta gjallëruar gjithë Korçën e për të shmangur grumbullimet.
Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit.
Por këtë vit ndryshe nga herët e tjera ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të veshur karnaval, me maska e kostume të larmishme plot ngjyra organizatorët kanë menduar ti bëjnë pjesë përmes konkursit Shkrepe Karnaval ku secili mund të dërgojë foto dhe video me veshje karnaval.
Top Channel