Deputetja Rudina Hajdari u bëri thirrje deputetëve që ky sesion parlamentar të mbyllej me ndryshimin e sistemit.

“Për reformën në drejtësi vetëm ju nuk e keni fajin, unë kam qenë model për mbështetjen e saj. Ajo është një detyrim ndaj shqiptarëve, për rrugën drejt BE. Mos ta lëmë peng këtë vend. Ky parlament duhet të mbyllet me një arritje si hapja e listave me ndryshim i sistemit ose do jemi të humbur para elektoratit.

Asnjë deputet nuk shikon lidhje me elektoratin, sepse publiku e ka humbur besimin. Këshilli politik është një arenë tjetër politikanësh që sheh interesat e veta. T’i rikthehet sovraniteti popullit, u them kolegëve ti qëndrojnë kauzës për ndryshimin e sistemit. Le të mbarojë koha në momentin kur ne nuk përfaqësojmë më elektoratin tonë”, tha ajo.

Top Channel