Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi i kërkoi Gramoz Ruçit, gjatë seancës së sotme plenare, që parlamenti të rikthehet në normalitet, lidhur me kohën e deputetëve për të folur, por edhe pyetjet për drejtuesit e institucioneve të pavarura që raportojnë.

“Gjendja e jashtëzakonshme mbaroi në 23 qershor, kemi dy ditë që i gjithë vendi nuk është më në gjendje të jashtëzakonshme, ndaj do të doja që Kuvendi të kthehet në normalitet. Deputetët të merrnin kohën për të folur dhe nëse vijmë dhe dëgjojmë 10 minuta çdo titullar institucioni dhe duhet të bëjmë kërkesë për të bërë debat. Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të kalojmë në gjendje normale”, u shpreh Murrizi.

Nga ana tjetër, sipas Gramoz Ruçit, gjendja e fatkeqësisë natyrore përfundoi, por jo aktet normative që janë miratuar. Seanca e sotme plenare është e para pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore si pasojë e situatës së COVID-19, megjithëse masat mbeten në fuqi.

Në rend të ditës janë disa çështje të rëndësishme, ku pritet të niset me raportimin e dy kryetarëve të institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Gent Ibrahimi dhe Naureda Llagami. Në rend dite është edhe rifillimi i punës së shërbimit të gjyqësor, pas situatës së COVID-it.

Ndërkohë, do të diskutohen edhe dy projektligje që janë kthyer nga presidenti Ilir Meta, ai për “Shërbimet e pagesave” dhe “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ndërtim, shfrytëzim dhe transferim të një porti të llojit MBM në Porto- Romano Durrës”.

Aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit/ Papa: Kuvendi të miratojë rezolutë për mbrojtjen e luftës së UÇK-së

“PS vonoi seancën. Po bëni pazare me Metën për KLSH ”/ Ruçi-deputetëve: Nuk do përsëritet më

Top Channel