Shantazhonte një person me publikim të fotove në rrjete sociale, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë dhe një tjetër në kërkim

25/06/2020 09:37
Ilustrim

Blutë e Tiranës kanë kapur një 33-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar, por po ashtu arrestuan në flagrancë edhe një shtetas tjetër, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Policia sqaron se u ndalua shtetasi A. B., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel