Mbetjet pranë lumit/ Vilëbashtova, plazhi i plehrave të Shkumbinit

25/06/2020 12:29

Ndotja mbetet alarmante në plazhin më të afërt pranë grykëderdhjes se lumit Shkumbin.

Në Vilëbashtovë jo vetëm ne dimër kur prurjet e lumit Shkumbin janë te mëdha por edhe ne këtë periudhë te verës gjen pirgje me plastikë, shishe qelqi, ambalazhe medikamentesh e deri tek aget.

Edhe kur bashkia i largon mbetjet nga bregu në përpjekje për të pastruar, pirgjet më pas i ka braktisur pak metra më tej.

Pak vite më parë rreth 2 km para se te dalësh ne grykëderdhjen e Shkumbinit u ndërtua një landfill. Ne këtë vend u vendos një pritë për ndalimin e mbeturinave qe te shkonin ne det, por ky investim dështoi edhe pse për te u hodhën miliona lekë. Ashtu siç duket dhe nga pamjet nga ky investim nuk ka ngelur pothuajse asgjë.

Top Channel