E enjte, 25 Qershor 2020
09:31
Rusi: Nis votimi në referendumin për ndryshime kushtetuese

Rusët kanë nisur të votojnë në referendumin për ndryshime kushtetuese, që mund t’i zgjasin presidentit rus, Vladimir Putin udhëheqësinë edhe për 12 vjet tjera.

09:16
Në SHBA vazhdon rritja e numrit të personave me COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Më 24 qershor u shënuan 34,700 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji prill.

09:14
Covid-19, rritet numri i viktimave dhe rasteve në Brazil, Meksikë dhe Indi (Shifrat në 24 orë)

Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.185 vdekje, në Meksikë 947, ndërsa në Indi 418.

09:10
India regjistron rritjen ditore më të madhe të rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë regjistroi 16.922 raste të reja të koronavirus në 24 orët e fundit, që është rritja më e lartë për një ditë.

09:03
Operacioni që shkatërroi 4 grupe kriminale/ Vijon “Limiti”, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

Operacioni policor i koduar “LIMIT”, që ka nisur që nga viti 2019, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, vijon nga policia.

08:57
“Virusi përhapet shumë lehtë”/ Manastirliu apel qytetarëve (foto)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve të mbrohen nga Covid-19, pasi duke respektuar masat mund të ndalet përhapja e këtij virusi.

08:52
Minatori humbi jetën, arrestohet brigadieri: Nuk kreu siç duhet detyrën

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Bulqizë, ku si pasojë e një aksidenti në minierë ka humbur jetën një minator.

08:41
“Historinë s’e ndryshon lapsi i një gjykate”/ Këshilltari i Thaçit: Liria jonë është vulosur nga gjaku i luftëtarëve të lirisë, civilë të pafajshëm, të vrarë brutalisht!

Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe këshilltari i tij kryesor, Bekim Çollaku, tha se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga “lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”.

08:35
I shpallur në kërkim kombëtar/ Arrestohet 37-vjeçari në Durrës (akuzat)

Policia e Durrësit ka ndaluar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.

08:28
Kosova është në telashe

Aktakuza nuk është thjesht çështje personale për Thaçin dhe Veselin. Është edhe çështje institucionale dhe ndërkombëtare po ashtu. Kosova është në telashe.

08:23
Anulimi i vizitave drejt Amerikës/ Isa Mustafa: Delegacioni u nda përgjysmë që në aeroplan, në LDK nuk ka dilemë a duhet të shkohet në Washington!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me anulimin e vizitës në Washington nga kryeministri Avdullah Hoti.

08:16
Bisedimet Kosovë-Serbi/ Analistët: Ecuria, në pikëpyetje. Thaçi të japë dorëheqjen e të shkojë në Hagë nëse…

Analistë perëndimorë thonë se cilatdo qofshin arsyet, bërja publike e akuzave ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vetëm pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, nuk ishte rastësore.bisedime

07:57
DASH: Ngritja e akuzave nga Prokurori i Specializuar, hap përpara për drejtësinë në Kosovë

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.

07:53
Akuzat e Prokurorisë Speciale për Thaçin/ Avdullah Hoti: Do kthehem në Prishtinë, nuk udhëtoj drejt SHBA-së

Në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë takim. Pas anullimin të takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkak të akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale, edhe kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do udhëtojë drejt SHBA-së.

07:45
Foto/ E pabesueshme! Burri e kthen në “kafshë shtëpiake” gjarprin më helmues në botë

Adhuruesi i zvarranikëve, Christopher, pëlqen që të ketë për “kafshë shtëpiake” gjarpërinjtë.

07:38
Foto/ Njihuni me të famshmit që kanë “idhull” të famshëm të tjerë

Të gjithë mahnitemi kur shohim yjet botërorë duke ecur në tapetin e kuq, duke pozuar për qindra kamera apo duke u argëtuar në ceremonitë e shumta.

07:32
Rriten sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara.

07:05
Foto/ Nuk janë motra, por sozi, vajzat tregojnë se as prindërit nuk i dallojnë dot kur janë bashkë

Dy vajza nga kontinente të ndryshme dhe me një diferencë moshe prej shtatë vitesh me njëra-tjetrën, thonë se kur janë bashkë as familjarët e tyre nuk mund t’i njohin. Këngëtarja Bianca Mihai 18 vjeçe nga Rumania dhe modelja palastinezo-siriania Lana Al Beik, 25 vjeçe, janë njohur në rrjete sociale. Edhe pse nuk janë binjake, janë thuajse identike. Mirëpo këto ditë ato janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën dhe ndjesinë e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

06:50
Foto/ Qershori më i nxehtë i 40 viteve të fundit, britanikët “popullojnë” plazhet

Mijëra britanikë kanë populluar plazhet këtë mesjavë. Britania po regjistron temperatura rekord dhe këto ditë qershori janë konsideruar si më të nxehtat në 40 vitet e fundit.

06:29
Ngërçi i këmbës gjatë natës, pse ndodh dhe si ta parandaloni

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinat. Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulare, por teoritë janë të shumta.

06:06
Zbuloni si ndikon stresi në shëndetin e stomakut dhe çfarë duhet të bëni

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet. Stresi kronik mund të ndryshojë lëngjet gastrike që prodhohen në stomak, qarkullimin e gjakut, lëvizshmërinë e zorrëve, përshkrueshmërinë e mukozës në stomak dhe ndjeshmërinë e tij.

05:42
Zbuloni pse gërhitja sjell probleme shëndetësore më shumë për gratë se burrat

Gërhitja është një problem që prek si burrat ashtu edhe gratë. Ajo ka të bëjë me një vibrim të strukturave të rrugëve të frymëmarrjes dhe bllokim të qarkullimit të ajrit. Tre arsyet kryesore që nxisin gërhitjen janë: mbipesha, duhani dhe alkoli. Sipas shkencëtarëve, sa më e madhe të jetë pesha trupore e njeriut, aq më e lartë do të jetë gërhitja.

05:21
Çdo ditë/ Kanellë me mjaltë për organizëm të fortë dhe trup në formë

Kombinimi i mjaltit me kanellën është ideal për rënien në peshë. Kjo erëz e ëmbël dhe mjalti lehtësojnë djegien e yndyrnave, veçanërisht në zonën e belit. Dhjamosja e tij rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe problemeve me tretjen. Ndonëse eliminimi i dhjamit në zonën e barkut dhe belit është e vështirë, mjalti me kanellën ndihmojnë jashtëzakonisht shumë.

04:59
Të ëmblit e verës, zbuloni llojet më të mira të fiqve

Nga të gjithë produktet, fiqtë janë ato që ngjallin më shumë kujtime veçanërisht nga fëmijëria teksa shumë prej nesh kacavirreshin nëpër pemë për të mbledhur fiq. Por, ajo që nuk dinim e ndoshta shumë prej nesh nuk e dinë akoma, është se fiqtë janë një burim shumë i pasur me fibra dhe plot me vitamina e minerale.

04:40
Disa shtete amerikane do të zbatojnë masën e karantinës për vizitorë

Shtetet amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, do t’iu kërkojnë vizitorëve nga qendrat e përhapjes së koronaviursit që të zbatojnë masën e karantinës 14-ditore, kanë thënë zyrtarët.

04:14
Kush preket nga urdhëri i Presidentit Trump për emigracionin?

Presidenti Donald Trump firmosi të hënën urdhrin, që të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit. Pjesë e këtij vendimi është edhe zgjatja e ndalimit të lëshimit të vizave të përkohshme të punës, përfshirë ato që përdoren shumë nga kompanitë e teknologjisë dhe korporatat shumëkombëshe.

03:37
Senatorët demokratë bllokojnë propozimin republikan për reformën në polici

Një votim i rëndësishëm për avancimin e legjislacionit për një reformë të madhe në polici dështoi të mërkuren në senat, pasi demokratët e Kongresit bllokuan debatin mbi një propozim republikan që ata thanë se ishte i “mangët”. Ligjvënësit amerikanë kanë punuar me vrull për të hartuar një legjislacion që do të trajtonte kërkesat e dëgjuara në protestat disa javore mbarëkombëtare në përgjigje të vdekjes nën arrest më 25 maj të afrikano-amerikanit George Floyd. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate pritej të votonte më vonë këtë javë për projekt-ligjin Akti për Drejtësi në Polici, por përpjekjet për të miratuar propozimin nga senatori i vetëm afrikano-amerikan nga radhët e republikanëve, Tim Scott, duket se kanë ngecur.

03:19
Presidenti Trump dhe homologu polak diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

Presidenti amerikan Donald Trump priti Presidentin polak Andrzej Duda në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, ndërsa zoti Duda e gjen veten të mbërthyer në një garë befasisht të ngushtë për rizgjedhje në vendin e tij. Votuesit polakë do të vendosin brenda katër ditësh nëse presidenti i krahut të djathtë do të shërbejë për një mandat të dytë në detyrë.

02:54
Debat për shifrat e testimeve për koronavirusin, ndërsa shtohen të infektuarit në Shtetet e Bashkuara

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë të martën ligjvënësve amerikanë se përgjigja e vendit ndaj koronavirusit po përmirësohet – megjithëse 26 shtete amerikane tani raportojnë një rritje të numrit të rasteve të COVID-19. Këto shifra janë vendosur gjithnjë e më shumë në qendër të një debati politik pasi Presidenti Donald Trump tha në një tubim të shtunën se ai kishte kërkuar testime më të ngadalta për koronavirusin. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson ka më shumë nga Capitol Hill.

02:29
SHBA/ Prokurori i Përgjithshëm do të dëshmojë në Kongres

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë tha të mërkurën se Prokurori i Përgjithëshëm i Shteteve të Bashkuara ka pranuar të dëshmojë para Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve muajin që vjen, ndërsa paneli heton pretendimet mbi politizimin departamentit.

02:02
Gjykata e Apelit urdhëron pushimin e çështjes ndaj Michael Flynn

Një gjykatë federale e apelit dha urdhër të mërkurën për pushimin e çështjet penale kundër ish-këshilltarit të Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn. Në një vendim 2-1 gjykata e apelit për qarkun e Uashingtonit u shpreh se vendimi i Departamentit të Drejtësisë për të braktisur çështjen kundër zotit Flynn e mbyll këtë lëndë, edhe pse Flynn e pranoi fajësinë se kishte gënjyer prokurorët gjatë hetimeve speciale mbi Rusinë.

01:40
Japoni/ Shtëpia e frikës tani bëhet e lëvizshme

Një bori makine dëgjohet dhe tmerri fillon: një vrasës i përgjakur, zombi të frikshëm.

01:14
Kupa e Shqipërisë/ Kualifikohet Tirana, Kukësi, Teuta dhe Bylisi

Tirana kaloi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas barazimit të padëmshëm 1-1 në Lezhë ndaj Besëlidhjes, në fushën e së cilës zbriste me sigurinë që i jepte triumfi i thellë 5-1 në përballejne parë. Bardheblutë zhvilluan një lojë mesatare pa shumë sforcim fizik madje vuajtën golin e Xhorxheviç në stadiumin Brajan Filipi, para se talenti Ernest Muçi të barazonte përfundimisht 1-1 në transfertë.

01:02
Aktakuza e Hagës për Thaçin dhe Veselin, reagimet e Metës, Ramës dhe Bashës

Ne besojmë në pafajësinë e presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Kështu reagoi Presidenti shqiptar Ilir Meta në rrjetin social facebook. Ai shkruan: “Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.

00:46
Aktakuza e Hagës, reagojnë Haradinaj, Mustafa, Kurti dhe Hoti

I pari që reagoi në Prishtinë pas aktakuzave të Prokurorisë Speciale ishte ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviçit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”- tha Haradinaj.

00:33
Veseli: Akuzat janë të pabaza, historia e Kosovës dhe UÇK-së nuk mund të rishkruhet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli deklaroi para mediave në Prishtinë se akuzat e Prokurorisë Speciale janë të pabaza dhe se historia e Kosovës dhe UÇK-së nuk mund të rishkruhet.

00:20
Dakordësi për kodin elektoral, PS pranon formulën e tretë për KQZ, PD rikthehet në Parlament

Në limitet e afatit për miratim në Parlament dhe pas pothuaj 6 muaj negociatash, akuzash dhe së fundi presioi ndërkombëtar, partitë e mëdha ia dolën të përmbyllnin draftin e plotë të amendimeve ligjore për kodin e ri zgjedhor, i cili pritet t’i dorëzohet zyrtarisht të hënën Kuvendit.

00:05
Thaçi anulon udhëtimin në SHBA/ Grenell: Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ndërpreu udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku të shtunën do të ishte në Shtëpinë e Bardhë për rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Lajmin e dha ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë- Serbi.

E mërkurë, 24 Qershor 2020
23:57
Gjimshiti mposht Strakoshën, Lazio -4 nga Juvja, Roma përmbys Sampdorian

Pas Interit, edhe Lazio i jep një asist Juventusit në garën për titullin e Serisë A. Bardhekaltrit shpërdoruan avantazhin e dy golave të fillimit të pjesës së parë, duke u mposhtur në fund 3-2. Feston Berat Gjimshiti, që hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një vendi në zonën Champions, hidhërohet Strakosha, i cili sheh Juven që shkon +4 nga Lazio.

23:41
Reali rimerr kreun, Sergio Ramos ‘zëvendëson’ Cristiano Ronaldon

24 orë pas fitores minimale të Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos, Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas. “Los Blancos” bënë detyrën në stadiumin “Alfredo di Stefano”, ku mposhtën me rezultatin 2-0 Mallorcan.

23:38
Liverpooli magjik, 4 gola ndaj Crystal Palace

Liverpooli dhuroi spektakël përballë Crystal Palace në “Amnfield Road”, ku shënoi katër gola të mrekullueshëm, të denjë për “Çmimin Puskas”, e tashmë pret një dhuratë nga Chelsea që përballet me Manchester City-n këtë të enjte në, “Stamford Bridge”, për t’u shpallur matematikisht kampion i Premier League-s.

23:14
Prekëse/ Mendoi se abortoi, por vajza ia doli të mbijetonte, nënë e bijë takohen pas 36 vitesh

Një nënë në SHBA, e cila besonte se  kishte abortuar të bijën, ka mësuar së fundmi se ajo është gjallë. Më shumë se tre dekada më parë, në 1977-ën, Melissa Ohden rrezikoi të  humbiste jetën, pasi lindi vetëm 1.3 kilogramë. Nëna e Melissas, Ruth, thotë se mamaja e saj e cila punonte mami në spital, për të shpëtuar shëndetin e saj u detyrua të bindte atë të bënte abort, pasi nëse do  të vazhdonte shtatzëninë, jeta e saj do të ishte në rrezik.

23:01
Konfirmohen 5 raste të reja me Covid-19 në Gjirokastër, dyshohet se janë punonjës të institucioneve publike

5 raste të reja me Covid-19  janë konfirmuar në qytetin e Gjirokastrës. Sipas burimeve të  Top Channel bëhet e ditur se rastet në fjalë dyshohet se janë punonjës të institucioneve publike.

22:58
Gjoksi nga 0 në 4, reagimi epik i Gerta Shinos kur u pa në pasqyrë!

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar ish-banorja e Big Brother 9, Gerta Shino. Gjatë fjalës së saj në studio Gerta zbuloi se ka bërë një ndërhyrje për rritjen e madhësisë së gjoksit. Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, thotë se kjo ishte një dëshirë e hershme e saj, por vetëm tani e gjeti kurajon që të bënte këtë ndërhyrje.

22:47
Ngeli me 5 mijë lekë për 24 orë, ish-banorja e Big Brother: Vuajta për bukë!

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar ish-banorja e Big Brother 9, Gerta Shino.

22:47
Kosovë/ ​95 raste të reja me Covid-19, 63 të shëruar

IKSHP ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 95 raste.

22:27
Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Hajdari: U miratua vota e emigrantëve! Bylykbashi-Vasili: U pranua propozimi ynë

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik ka përfunduar me një marrëveshje mes përfaqësuesve. Pas më shumë se katër orëve mbledhje duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për disa pika që janë debatuar shumë kohët e fundit, pro sipas tyre tashmë u arrit një kod zgjedhor që i përfshin të gjitha kërkesat.

22:09
Ja kush është zv. ministrja më e re e Ramës

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Aspasjana Kongo është emëruar zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Po kush është ajo?

22:01
E godasin me thikë në kokë, shpëton 36-vjeçari

Një 36-vjeçar i ka mbijetuar mrekullisht dje një sulmi të rëndë pasi ndërhyri në një sherr në Harlem, New York, ndërsa në pamjet e tmerrshme të publikuara ai shihej duke ecur me një thikë të ngulur në kokën e tij në mes të ditës.

21:55
Cakaj: Nderim udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj u është bashkëngjitur reagimeve të krerëve tjerë institucionalë ndaj inicimit të aktakuzës nga Specialja kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

21:48
“Thriller” me 6 gola në “San Siro”, Sassuolo ndal Interin

Inter bën harakiri përballë Sassuolos në “San Siro” dhe del nga gara për titullin e Serisë A. Zikaltrit edhe pse u ndëshkuan të parët arritën ta përmbysnin rezultatin, por çuditërisht lëshuan terren në fund, duke shpërdoruar dy herë epërsinë. Përfundoi 3-3 ky takim, që për nga mënyra sesi u zhvillua loja ishte e pafalshme për skuadrën e Contes që nuk mori maksimumin e pikëve.

21:45
Këshilli Politik/ Ja marrëveshja për KQZ-në që u dakordësua

Këshilli Politik më në fund ka rënë dakord në lidhje me formulën e KQZ-së.

21:42
Gjirokastër/ 29 vjeçari plagos nënën me gërshërë dhe e kërcënon me vrasje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër mbrëmjen e sotme ku një 29 vjeçar ka plagosur nënën e tij më gërshërë.

21:38
“Djajtë e Kuq” nxjerrin jashtë loje Sheffield Utd, por s’u ndahen “ujqit”

Manchester United nxjerr jashtë loje Shefielf Utd në garën për zonën Champions dhe vazhdon t’i bëjë presion Chelsea-t për vendin e katërt. “Djajtë e Kuq” mposhtën 3-0 rivalin direkt falë një Anthony Martial në formë të jazhtëzakonshme. Sulmuesi francez shënoi të tre golat e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer, por nuk duhet anashkaluar edhe kontributi i Marcus Rashford me dy asiste.

21:32
Prokurori Zelinsky: Frika nga Trump çoi në ndryshimin e memorandumit për dënimin e Roger Stone

Prokurori Aaron Zelinsky pritet të thotë gjatë një seance në Kongres se zyra federale që drejtoi ndjekjen penale të mikut të Presidentit Donald Trump, Roger Stone, u përballë me “presion të rëndë nga nivelet më të larta të Departamentit të Drejtësisë” për të lehtësuar rekomandimin mbi masën e dënimit të tij.

21:30
Vrasësi racist tenton të sulmojë të mbijetuarën në gjykatë: Duhet të të kisha vrarë

Një racist, vrasës i dyfishtë i tha sot në gjykatë një gruaje që shpëtoi nga sulmi i tij: “Duhet të të kisha vrarë”.

21:29
Kurti beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas lajmit për propozim aktakuzë nga Specialja kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

21:00
Hoti fton qytetarët për qetësi: Askush s’mund të cilësohet fajtor pa vendim final të gjykatës

Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

21:00
Kim Jong-un njofton se planet për sulm ndaj Koresë së Jugut “vihen në pauzë”

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha sot se ka vendosur të pezullojë për momentin planet për veprim ushtarak kundër Koresë së Jugut, pas kërcënimeve se do të godiste si kundërpërgjigje ndaj fletushkave të propagandës që ishin lëshuar në kufi me tullumbace nga aktivistët.

20:38
Aktakuza për Thaçin e Veselin/ Basha: Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare…

Me anë të një reagimi të bërë në Twitter, kryetari i PD Lulzim ka reaguar pas akuzave për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

20:36
Cakaj: Nuk ka forcë në botë që të rishkruajë historinë e të njollosë UÇK-në

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit duke shprehur bindjen e plotë në pafajësinë e tyre.

20:32
Gjermania ndalon shitjen e pipave plastike, mbajtëset e ushqimit

Gjermania ka vendosur të ndalojë shitjen e produkteve plastike me një përdorim si pipat, mbajtëset e ushqimit apo pastrueset e veshëve, duke iu përshtatur direktivës evropiane për reduktimin e mbetjeve plastike që ndotin mjedisin.

20:28
FOTO/ Ishin duke bërë surf, burrat “terrorizohen” nga peshkaqeni gjigant…

Disa pamje të siguruara nga një dron, kanë fiksuar momentin kur një peshkaqen i madh noton pranë një grupi surfistësh, teksa ata po  përpiqeshin të “vallëzonin” me dallgët.

20:22
E moshuara pështyu tre here mbi foshnjën/ Mamaja e vogëlushit: Djali ka ethe dhe temperaturë…

Një ngjarje tronditëse u shënua mbrëmjen e djeshme në Kaliforni të SHBA-ve. Një grua e moshuar, teksa u konflikuta me një grua në moshë më të re, në lidhje me distancimin social, në shenjë hakmarrje pështyu mbi foshnjën e saj një vjeç. Nëna e vogëlushit, Mireya Moy, thotë se i biri pas incidentit është përfshirë nga temperature e lartë dhe ethet, duke pretenduar se ai mund të jetë i infektuar me COVID-19.

20:18
Liga Arabe: Aneksimet izraelite mund të shkaktojnë luftë fetare

Kreu i Ligës Arabe ka paralajmëruar sot në një takim të nivelit të lartë në Kombet e Bashkuara se ankesimet e pritura të Izraelit ndaj disa pjesë të Bregut Perëndimor mund të rrezikojnë paqen në Lindjen e Mesme duke ndezur një “luftë fetare që do të përhapej përtej rajonit.”

20:13
Harroi vajzat binjake në makinë dhe shkoi në punë, vogëlushet ndërrojnë jetë nga temperatura e lartë

Një burrë në SHBA, i cili u akuzua për vrasje pasi harroi dy vajzat e tij binjake brenda në makinë, ka shmangur burgun. Një gjykatë në Nju Jork vendosi për 40-vjeçarin Juan Rodriguez lirim me kusht.

20:11
​Pacolli beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar pas propozim aktakuzës nga Specialja në Hagë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, duke thënë se beson thellësisht në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së.

20:10
“Të bukur sipas traditës”/ Njihuni me fisin më të pazakontë në botë

Portrete tërheqëse të fisit Suri të Etiopisë, tregojnë traditën e vjetër të futjes së pllakave të baltës në buzët e tyre të poshtme, si një simbol i statusit social.

20:09
Reagon Veseli: Akuzat janë të pabazuara, historia e Kosovës dhe e UÇK-së nuk mund të rishkruhen

Prishtinë-  Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për kinse krime dhe pengim të punës së gjykatës.

20:07
Lista/ 12 fluturimet që do të kryhen nesër nga Rinasi, TIA: Jo të gjithë qytetarët mund të udhëtojnë…

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ (TIA) me anë të një postimi në Facebook ka publikuar udhëtimet që janë konfirmuar të kryhen ditën e nesërme.

19:59
Dedja: Është e rëndë, por duhet të mendojmë për “play out”-in

Hysen Dedja foli i zhgënjyer për eliminimin nga Kupa, duke e pranuar se Vllaznia duhet të mendojë për fazën “play out” në kampionat, për të shmangur një rënie të dytë, që do të ishte turpëruese për qytetin e Shkodrës.

19:58
Plori: S’e mendoja kualifikimin, por u argëtuam

Trajneri i Besëlidhjes, Ervis Plori, u shpreh pas eliminimit të skuadrës së tij nga Tirana se nuk e mendonte kualifikimin, megjithatë këmbënguli se lezhjanët treguan se edhe në të parën luhet futboll.

19:57
Basha: Nesër Kryesia e PD do të marrë një vendim të rëndësishëm për politikën

Kreu i Partisë Demokratike me anë të një postimi të bërë publik në Facebook ka shkruar se ditën e nesërme kryesia e Partisë Demokratike do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri.

19:57
Mërgjyshi: Skuadrat e Superiores nivel tjetër, prisja paraqitje më të mirë

Artan Mërgjyshi, në prononcimin për “Gol pas Goli” e pranoi se nuk priste ndonjë mrekulli në përballjen e kthimit të Kupës me Kukësin, por sigurisht besonte se skuadra e tij do të bënte një paraqitje më të mirë.

19:57
Shehi: Jam i kënaqur me interpretimin e modulit të ri, ka ardhur koha t’i japim meritat Egbosë

Kukësi luajti me një pjesë të madhe të titullarëve në ndeshjen e kthimit ndaj Apolonisë dhe bëri detyrën duke marrë një tjetër fitore dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale. Trajneri Shehi u shpreh i kënquar me performancën e të tijve dhe mbi të gjitha me interpretimin e modulit të ri në fushë.

19:54
Egbo: Edhe në Shqipëri ka racizëm, unë përqendrohem te puna me Tiranën

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo bëri disa ndryshime në formacion sot në Lezhë, por mori një përgjigje të mirë edhe nga lojtarët e stolit, pasi mori një barazim 1-1 ndaj Besëlidhjes, në një sfidë ku fatet e kualifikimit ishin vendosur që në ndeshjen e parë në kryeqytet.

19:53
Martini: Jam i kënaqur me performancën e të gjithëve, nuk kam preferenca për shortin

Trajneri i Teutës vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit çerekfinale ndaj Vllaznisë dhe u shpreh mjaft i kënaqur për kualifikimin në gjysmëfinale, ku theksoi se nuk ka preference për shortin.

19:46
Vajza 8-vjeçare, nëna e gjyshi gjenden të vdekur në pishinën e shtëpisë

Një vajzë 8-vjeçare, nëna dhe gjyshi i saj janë gjetur të vdekur në pishinën e shtëpisë së tyre në New Jersey, SHBA si rezultat i mbytjes aksidentale, tha sot zyra e mjekut ligjor.

19:24
Aktakuza nga Thaçit e Veselit, Rama: Rroftë Kosova

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi sot se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

19:18
Nuk ka surpriza në ndeshjet e kthimit, përcaktohen tre skuadra gjysmëfinaliste

Teuta dominoi çerekfinalen e kthimit ndaj Vllaznisë dhe arriti të triumfojë me rezultatin minimal 1-0, duke siguruar kështu kalimin me meritë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi takimi një javë më parë në Shkodër kishte përfunduar në barazim 2-2.

19:15
Bella Hadid shfaq fizikun e pabesueshëm gjatë sesionit të fotove me bikini të zi në Sardenja

Megjithë kufizimet e koronavirusit Bella Hadid nuk ka humbur kohë për të shijuar jetën mesdhetare teksa u ul dje në Sardenja, ndërsa sot ajo u zhvesh në një bikini të zi provokues për sesionin e fotografive në bregdet.

19:14
Tjetër ditë e zymtë në Maqedoninë e Veriut: Shkon në 259 numri i viktimave nga COVID-19

Koronavirusi për po merr çdo ditë disa jetë njerëzish në Maqedoninë e Veriut, ndërsa autoritetet kanë vendosur që nga e premtja të bëjnë hapjen e plotë, duke lejuar punën edhe brenda restoranteve, hapjen e kufijve pa kushte, aeroportet dhe një sërë lehtësimesh të tjera.

19:10
Vijon uljen bilanci në Itali, ja sa viktima u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 31 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin total në 34 644 që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

18:38
Kanos bashkëjetuesen, arrestohet një person. I gjejnë në shtëpi armë zjarri

Një person është arrestuar në Këlcyrë pasi ka kanosur bashkëjetuesen e tij me fjalë. Ndërkohë policia në banesën e tij ka gjetur edhe një armë zjarri.

18:31
Presidenca e Kosovës konfirmon anulimin e vizitës në SHBA, Thaçi kthehet në Kosovë

Presidenca e Kosovës ka reaguar me anë të një njoftimi ku bën me dije se Presidenti Hashim Thaçi më datë 25 qershor do të kthehet në Kosovë.

18:24
Aktakuzat/ Thaçi anulon takimin në SHBA, Grenell: E respektojmë

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi sot se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

18:22
​COVID-19, Kroacia vendos regjim të veçantë për Serbinë

Në 24 orët e fundit, 22 raste të reja janë regjistruar në Kroaci, deri më tani janë regjistruar gjithsej 2.388 persona pozitivë me Covid-19.

18:19
Reagon Isa ​Mustafa: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

18:18
Capital T zbulon detajin e veçantë të albumit të ri, vjen me…

Ndërkohë që të gjithë fansat e tij janë në pritje të albumit më të ri, Capital T ka zbuluar një detaj të veçantë.

18:17
Meta: Lufta e UÇK-së e drejtë, Thaçi dhe Veseli të pafajshëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Porkuroria Speciale kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

18:12
Aktakuza për Thaçin dhe Veselin, Haradinaj: Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Porkuroria Speciale kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

18:09
Berlini dhe Parisi përshpejtojnë hapat në dialogun Kosovë-Serbi, ja ku pritet takimi

Ndërsa të gjithë presin me kureshtje se ç’do të dalë nga takimi mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, Berlini dhe Parisi organizojnë një takim tjetër mes Kosovës dhe Prishtinës.

18:01
Kosovë/ ​IPK po heton truprojat e Thaçit, nga janari janë pezulluar 26 punonjës policorë

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka u ballafaqua me anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

17:56
Top Talk: Vjosa në rrezik. Apeli i ambjentalistëve: Kryeministër na dëgjo!

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar aktivisti mjedisor Lavdosh Ferruni. Duke marrë shkas nga reportazhi i realizuar nga emisioni “Top Story”, në të cilën u transmetuan pamje të shkatërrimeve të bëra në lumin Vjosë, aktivisti Ferruni tha se ai, së bashku me disa aktivistë të tjerë, do të zhvillojnë protesta që këto “masakra natyrore” të marrin fund. Zgjidhjen ai e shikon tek kryeministri Edi Rama.

17:55
Rusia shfaq në paradë armë të reja dhe të provuara në betejë (video)

Rusia tha sot se celebrimet e Ditës së Fitores për 75-vjetorin e mundjes së Gjermanisë Naziste ishin një shfaqje e aftësive ushtarake si në tokën e Sheshit të Kuq ashtu dhe në qiejt sipër Moskës.

17:44
DASH nxjerr raportin për terrorizmin në botë, Shqipëria…

Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arritën suksese të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit, por megjithatë kërcënime të rrezikshme të terrorizmit vazhduan në botë.

17:39
Basha takohet me fermerët e Vorës: Do çlirojmë mundësitë, të punoni të gjithë…

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ishte sot në Vorë ku zhvilloi takime me sipërmarrësit e vegjël dhe fermerët e kësaj zone.

17:37
VIDEO/ Tiranë, makina përplas një person me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pak më parë afër mbikalimit tek pallati me shigjeta.

17:30
​Forca e NATO-s në Kosovë me Shef Shtabi të ri

Gjeneral brigadieri i Ushtrisë amerikane Larry Henry është Shefi i ri i Shtabit të Forcës së Kosovës. Ai mori përsipër detyrën nga Brigadieri Gjeneral Shawn A. Harris i Gardës Kombëtare të SHBA-së.

17:24
FOTO/ Arkitektët dhe inxhinierët gjermanë çudisin botën, projektojnë jahtin e së ardhmes

Një ekip inxhinierësh dhe arkitektësh gjermanë kanë publikuar projektin për ndërtimin e një jahti gjigant, me një vlerë prej 500 miliardë eurosh. Mjeti lundrues, do të ketë në përbërje të saj një kinema të hapur, pishinë prej 5300 metrash katrorë, restorant të përshtatshëm për 100 persona, spital, si edhe një hapësirë helikopteri. Pritet që ky jaht të ketë një ekuipazh prej 75 personash, ku përfshihen kuzhinierë, teknikë kinemaje etj.