E godasin me thikë në kokë, shpëton 36-vjeçari

24/06/2020 22:01

Një 36-vjeçar i ka mbijetuar mrekullisht dje një sulmi të rëndë pasi ndërhyri në një sherr në Harlem, New York, ndërsa në pamjet e tmerrshme të publikuara ai shihej duke ecur me një thikë të ngulur në kokën e tij në mes të ditës.

Burri kishte gjithashtu kanatierën të mbuluar me gjak dhe fillimisht refuzonte të hynte në ambulancë, por më pas dukej i qetë teksa po merrte trajtim nga para-mjekët e emergjencës.

“Mesa duket ai nuk e ndjente fare thikën,” tha një nga dëshmitarët për të përditshmen lokale New York Post.

Video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale komentohej: “Me sa duket do të jetë një verë e çmendur.”

Sipas raportimeve 36-vjeçari u godit në kokë gjatë një konflikti mes një burri e një gruaje. Ende asnjë arrestim nuk është kryer, por kritikat janë shtuar së fundmi se New York ka humbur rendin e ligjin pas një serie vrasjesh e shkëmbimesh zjarri.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel