Presidenca e Kosovës ka reaguar me anë të një njoftimi ku bën me dije se Presidenti Hashim Thaçi më datë 25 qershor do të kthehet në Kosovë.

Thaçi pritet që të mbërrijë në Tiranë nga Vjena dhe më pas të udhëtojë drejt Kosovës.

Njoftimi:

Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun

Presidenti Thaçi ndërprenë udhëtimin për në SHBA, nesër kthehet në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel