Gjoksi nga 0 në 4, reagimi epik i Gerta Shinos kur u pa në pasqyrë!

24/06/2020 22:58

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar ish-banorja e Big Brother 9, Gerta Shino. Gjatë fjalës së saj në studio Gerta zbuloi se ka bërë një ndërhyrje për rritjen e madhësisë së gjoksit. Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, thotë se kjo ishte një dëshirë e hershme e saj, por vetëm tani e gjeti kurajon që të bënte këtë ndërhyrje.

“Numri është katra, nga zero u bë katra. Nuk është se e dalloj shumë, e shikoj se kam diçka ndryshe kur eci”, u shpreh Gerta.

E pyetur nga Bieta se çfarë mendoi në momentin e parë kur është parë para pasqyrës, Gerta tha:

“Kur bën operacion gjoksin nuk është se të rrinë si gjoksi natyral. Ishte shumë I ngritur dhe m’u duk vetja si ato robotët që i thonë njerëzit shiko si jam bërë”.

Top Channel