Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar pas propozim aktakuzës nga Specialja në Hagë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, duke thënë se beson thellësisht në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së.

“Kosova ka luftuar për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”, shkruan Pacolli në Facebook.

Top Channel