Aktakuza për Thaçin e Veselin/ Basha: Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare…

24/06/2020 20:38

Me anë të një reagimi të bërë në Twitter, kryetari i PD Lulzim ka reaguar pas akuzave për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Kreu i PD shkruan se UÇK-ja luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Ai shton se ka bindjen se Thaçi e Veseli do të dëshmojnë pafajësinë përpara botës.

Reagimi në Twitter i kryetarit Basha:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë. Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

Top Channel