Kanos bashkëjetuesen, arrestohet një person. I gjejnë në shtëpi armë zjarri

24/06/2020 18:38

Një person është arrestuar në Këlcyrë pasi ka kanosur bashkëjetuesen e tij me fjalë. Ndërkohë policia në banesën e tij ka gjetur edhe një armë zjarri.

Këlcyrë.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në datën 22.06.2020, ku në fshatin Ballaban, Këlcyrë, në banesën e shtetasit M.A. u gjet një armë zjarri si dhe ky shtetas kishte kanosur me fjalë bashkëjetuesen, shtetasen E.B.,  në përfundim të veprimeve të para hetimore u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Përmet për në veprat penale ‘’Armëmbajtja pa leje” dhe ‘’Kanosja’’.

Ky shtetas është  shoqëruar nga shërbimet e policisë dhe në përfundim të veprimeve me urdhër të Prokurorit po ndiqet në gjendje të lirë.

Top Channel