Liga Arabe: Aneksimet izraelite mund të shkaktojnë luftë fetare

24/06/2020 20:18

Kreu i Ligës Arabe ka paralajmëruar sot në një takim të nivelit të lartë në Kombet e Bashkuara se ankesimet e pritura të Izraelit ndaj disa pjesë të Bregut Perëndimor mund të rrezikojnë paqen në Lindjen e Mesme duke ndezur një “luftë fetare që do të përhapej përtej rajonit.”

Ahmed Aboul Gheit, sekretari i përgjithshëm i organizatës me 22-vende anëtare, tha se aneksimi do të dëmtonte jo vetëm shanset e paqes sot për dhe mundësinë e paqes në të ardhmen.

“Kjo do të kishte pasoja të gjera për sigurinë ndërkombëtare në botë”, tha ai në mbledhjen e posaçme të Këshillit të Sigurimit për konfliktin e Palestinës.

Izraeli a pushtuar Bregu Perëndimor pas luftës së vitit 1967 dhe prej atëherë ka ndërtuar dhjetra koloni ku tashmë banojnë rreth 500,000 izraelitë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres hapi takimin e sotëm me një thirrje ndaj Izraelit për të hequr dorë nga planet e tij, thirrje që u përsërit nga të gjithë folësit e tjerë.

Kreu i OKB e quajti aneksimin e mundshëm “shkeljen më serioze të ligjit ndërkombëtar.

Top Channel