I shpallur në kërkim kombëtar/ Arrestohet 37-vjeçari në Durrës (akuzat)

25/06/2020 08:35
Ilustrim

Policia e Durrësit ka ndaluar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.

Burime nga policia thonë se bëhet fjalë për I. P., 37 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 28.08.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike cannabis sativa në fshatin Bret, Njësia Administrative Cudhi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel