Harroi vajzat binjake në makinë dhe shkoi në punë, vogëlushet ndërrojnë jetë nga temperatura e lartë

24/06/2020 20:13

Një burrë në SHBA, i cili u akuzua për vrasje pasi harroi dy vajzat e tij binjake brenda në makinë, ka shmangur burgun. Një gjykatë në Nju Jork vendosi për 40-vjeçarin Juan Rodriguez lirim me kusht.

Burri kishte harruar brenda makinës dy vajzat binjake Luna dhe Phoenix dhe kishte vijuar aktivitetin e tij të përditshëm . Ishte tepër vonë kur ai u kujtua se kishte lënë të bijat në makinë pasi ato kishin ndërruar jetë.

“Unë vrava fëmijët e mi”, raportohet se i ka thënë 40-vjeçari autoriteteve. Ndërkaq, fillimisht prokuroria e kishte akuzuar për vrasje burrin, ndërsa më pas kjo akuzë u ndryshua dhe u la ajo e lirimit me kusht, shkruan Metro.

Top Channel