“Po të kishte lindur në Serbi, do të ishte hajdut makinash”, Pavlović përballet me urrejtje pas eliminimit të Gjermanisë!
Inter bën harakiri përballë Sassuolos në “San Siro” dhe del nga gara për titullin e Serisë A. Zikaltrit edhe pse u ndëshkuan të parët arritën ta përmbysnin rezultatin, por çuditërisht lëshuan terren në fund, duke shpërdoruar dy herë epërsinë. Përfundoi 3-3 ky takim, që për nga mënyra sesi u zhvillua loja ishte e pafalshme për skuadrën e Contes që nuk mori maksimumin e pikëve.
Një shpërqendrim i mbrojtjes në minutën e katërt I dha mundësinë Caputos të kalonte në epërsi skuadrën e mike. Në fund të pjesës së parë barazoi Romelu Lukaku me 11-metërsh, ndërsa në minutën e parë shtesë të këtij fraksioni Biraghi realizoi të dytin për ekipin e Contes.
Interi shpërdoroi shumë në pjesën e dytë, por rasti më i pafalshëm ishte i Gagliardinit në minutën e 64’ goditi traversën.
Ashley Young ndërhyri në mënyrë të gabuar në zonë ndaj kundërshtarit, me kryesorin Davide Massa që nuk hezitoi të vërshëllente për 11-metërsh. Nga pika e bardhë barazoi Berardi, por pak minuta më vonë Borja Valeri I dha avantazhin për herë të dytë Interit. Nuk ishte e thënë që zikaltrit të festonin në këtë mbrëmje, pasi Magnani shtyu me lehtësi drejt rrjetës një top, pasi iu vodh mbrojtjes naive të Interit, duke barazuar 3-3. Me këtë dështim ndaj Sassuolos, Interi ndoshta duhet të heqë dorë përfundimisht nga titulli kampion.
Top Channel