Trajneri i Besëlidhjes, Ervis Plori, u shpreh pas eliminimit të skuadrës së tij nga Tirana se nuk e mendonte kualifikimin, megjithatë këmbënguli se lezhjanët treguan se edhe në të parën luhet futboll.

“Duke parë ndeshjen e parë e cila ishte zhgënjyese si me rezultat dhe me lojë, i thashë ekipit që këtë ta shikojmë si një ndeshje stërvitore. Nuk e mendova asnjëherë kualifikimin,  u thashë çunave që të argëtohen në fushë dhe mendoj se këtë bënë. Besëlidhja tregoi se edhe në këtë Kategori luhet futboll. Fati i keq donte që ne të përballeshim me Tiranën, e cila është një skuadër e fortë dhe e dija që do ishte e vështirë. Nëse do të ishte një skuadër tjetër edhe impenjimi jonë do të ishte ndryshe.”

Besëlidhja skuadër cilësore: Të them të drejtën, unë mendoj se skuadra ime luan futboll në fusha të mira. Jemi larg me pikë për Superiore, por për ato që kemi treguar në fushë, nuk kanë lidhje me pikët.

Top Channel