Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit gjashtë persona kanë ndërruar jetë ndërsa janë shënuar 153 raste të reja me këtë virus.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.595, numri i të shëruarve në 2.166 ndërsa numri i viktimave në 265. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.164.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 75 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.279 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 55.735.

Top Channel