Ngjan si një hotel me 5 yje, brenda shtëpisë super luksoze të yllit 33-vjeçar (FOTO)

25/06/2020 13:51

Lauren Goodger ka zbuluar për fansat e saj të shumtë disa pamje nga shtëpia në Essex, e cila ngjan si një hotel me 5 yje pas ndryshimeve të bëra së fundmi.

Nga postimet e yllit televiziv vihet re një dhomë gjumi me një super krevat të madhe dhe një banjë plot shkëlqim. Gjithashtu ka edhe një tarracë mbresëlënëse.

Pjesa tjetër e shtëpisë është bërë në mënyrë të barabartë, duke shfaqur dysheme druri të errët ose tapetë gri të butë në të gjithë hapësirën, shkruan ”The Sun”.

Ndërkohë salla e ndenjës ka një divan të madh gri, të stilit “Chesterfield” të zbukuruar me jastëkë si dhe një tavolinë e karrige gri të errët. Nga ana tjetër, kuzhina ka dollapë të bardhë me shkëlqim.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel