Bota mund të mos e çrrënjosë kurrë koronavirusin, por masat e shëndetit publik dhe një vaksinë efikase mund të ndihmojnë ta vendosim atë nën kontroll- tha eksperti kryesor i sëmundjeve infektime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci.
Njerëzit në Bejrut kanë shprehur zemërim ndaj qeverisë për neglizhencën e sa që sipas tyre ka çuar në shpërthimin e madh të së martës. Presidenti Michel Aoun, tha se shpërthimi u shkaktua nga 2750 tonë nitrat amoni që ishte mbajtur në mënyrë të pasigurt në një magazinë.
Ka nisur senaca e vettingut për gjyqtarin në Shkodër Aleks Nikoll, i cili njihet dhe si një nga gjyqtarët që uli dënimin e Dritan Dajtit.
Shpërthimi që ndodh në portin e Bejrutit, kryeqyteti i Libanit, tronditi botën.
Mjeku Erion Dasho në një status të gjatë në facebook ka treguar se si një i afërm i tij ka humbur jetën si pasojë e covid-19.
Twitter ka bllokuar përkohësisht llogarinë e fushatës elektorale të Donald Trump me akuzën se ka shpërndarë keqinformime mbi koronavirusin.
Një turist dëmtoi aksidentalisht një vepër historike arti në një muze në Itali ndërsa pozonte për një fotografi para saj.
Sot rreth orës 13:00, në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.
Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të dhënave të publikuara sot në kërkimin e informacionit në lidhje me koronavirusin.
Samsung të mërkurën prezantoi një version të ri të smartfonit të palosshëm bashkë me të tjera aparatura që synojnë të rrisin shitjet në një treg të goditur nga pandemia globale.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket ai, nga sot (6 gusht) do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mocion të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha është shkarkuar nga detyra.
Fotot që ju sjellim tregojnë atë se çfarë ndodh sot tek spitali Infektiv.
Rrjeti social Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj aplikacionit për video të shkurta, TikTok.
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut kanë bërë që plazhet të frekuentohen më pak.
Avokati i Emiliano Shullazit ka kundërshtuar në gjykatën e Posaçme vendimin për klientin e tij që t’i nënshtrohet regjimit 41 bis.
Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit,me të gjitha doganat tokësore të vendit.
Gjyqtari Petrit Çomo, Kryetar i Gjykatës së Tiranës që përball dje me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është konfirmuar sot në detyrë.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mundur të mësojë se prej ditës së martë ndryshimet Kushtetuese të miratuara në seancën të fundit te sesionit parlamentar pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare ndodhen në tryezën e Ilir Metës.
Mungesa e ujit të pijshëm, kanalizimet dhe ndriçimi kanë bërë që banorët e fshatit Barç të protestojnë duke kërkuar zgjidhjen e problematikave të tyre.
Ministria e Arsimit ka marrë vendim për anulimin e testit të arritshmërisë për vitin shkollor 2019-2020.
Joe Biden ka anuluar planet për pranim të nominimit presidencial nga ana e demokratëve në Milluaki më vonë gjatë këtij muaji për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit.
Të enjten në Hiroshima kanë rënë këmbanat ndërsa vendi shënoi 75-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndonëse ceremonitë janë organizuar për më pak njerëz për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, UNICEF dhe OBSH për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.
Tre të rinj të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës janë kapur nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.
4 raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit janë goditur në saj të operacionit Perimetri.
Alexis Sanchez është edhe zyrtarisht futbollist i Interit.
Një studim i Greenpeace tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse Gjermania sulmohet me armë bërthamore. Sipas një simulimi, prej një bombe të vogël bërthamore, në Berlin do të vdisnin menjëherë rreth 145,000 vetë.
Ftohja e zakonshme mund të ndihmojë në krijimin e imunitetit kundër coronavirusit, madje edhe te njerëzit të cilët nuk kanë qenë të infektuar me coronavirusin e ri.
Rreth një e pesta e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalet gjermane nga fundi i shkurtit deri në mes të prillit kanë vdekur. Sidomos të rrezikuar janë pacientët që kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.
Në “Ti Raporton” në Top Channel ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i cili ngre shqetësimin se burgu i Zaharisë është kthyer në një vatër më vetë të Koronavirusit.
Pandemia e koronavirusit po vazhdon ta godasi rëndë vendin tonë, ku bilanci i humbjeve të jetës dhe të prekurve të rinj po bëhen alarmante. Për këtë arsye mjekët që janë në vijën e parë të luftës ndaj Covid 19 apelojnë për shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve.
Dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia.
Analizat për të parë, nëse jeni prekur apo jo nga SARS-CoV-2 janë kushti kryesor për parandalimin e pandemisë. Por sa herë duhen bërë analizat dhe kush duhet të kontrollohet?
Policia Durrës, pas një pune hetimore, brenda pak orëve zbardhi një ngjarjeje të ndodhur në lagjen nr. 15 Durrës, ku dy shtetas qëlluan në ajër me armë zjarri.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Elbasanit, tek porta e Kalasë.
Pas rikthimit gjatë mbrëmjes së kaluar, Europa League vazhdon edhe sot me katër ndeshjet e radhës.
Policia e Beratit ka arrestuar M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat pasi tentuan të fusnin heroinë në burg.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton, ku ka kërkuar rol aktiv të britanikëve në përmbylljen e dialogut me Serbinë.
Komuna e Shtimes njoftoi për humbjen e një zyrtari të saj, Afrim Tafa, në moshën 34-vjeçare.
Shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, Shkodër janë arrestuar nga policia e Shkodrës.
Një vajzë e vogël u gjet e gjallë në Bejrut pasi kaloi 24 orë nën rrënoja. Përmes dritës së pishtarit, ekuipazhi i shpëtimit duket teksa largon rrënojat nga koka e vajzës, e cila fatmirësisht u gjet e gjallë.
Bejruti ende po llogarit dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e së martës në portin e saj. Tashmë janë të konfirmuar 135 viktima dhe mbi 4000 të plagosur, ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore dhe operacionet e atyre që ende mungojnë po vijon.
Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Policia e Elbasanit është vënë në kërkim të një 20-vjeçari pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor.
Në një postim në rrjetet sociale, mjekja kirurge Lida Shosha,thotë se në punën e tyre po shohin çdo ditë imazhe problematike të skanerave “të mushkërisë copë -copë, sugjerues shumë të fortë për infeksionin nga Covid-19″.
Ekonomia shqiptare rezulton të ketë humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me si rrjedhojë e tërmetit dhe pandemisë që detyroi një mbyllje të ekonomisë nga mesi i muajit mars.
Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në aksin rrugor rural Polican-Suhe, ku shtetasi Gëzim Saraçi është gjendur i pajetë pranë automjetit të tij.
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Fushë Prezë, ku u vra me kallashnikov taksisti 71-vjeçar Abdulla Budlla.
Edhe sot pritet mot i paqëndrueshëm në vendin tonë. Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara dhe mesatare, gjatë pjesës së dytë të ditës. Në disa qytete nuk përjashtohet mundësia për reshje në formën e shtrëngatave.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka treguar së fundmi se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi vuan nga infeksioni i sinusit.
Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Matthew Palmer është deklaruar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Rrugë të shkreta, njerëz pa shtëpi, qindra viktima e mijëra persona të lënduar, kjo është panorama e këtyre ditëve në kryeqytetin libanez Bejrut.
Ish-shoqja e Meghan Markle foli para mediave të huaja për martesën e saj të parë dhe ka ndarë detaje deri më tani të panjohura.
Një mace, të cilën e takuan rojat në burgun kryesor të Shri Lanka në përpjekjen e saj për të sjellë drogë dhe karta SIM në këtë institucion, është arratisur nga dhoma e burgut, njoftoi policia lokale.
Të rrudhura, me një shpatull jashtë, me shumë lidhëse, këto janë disa nga tendencat kryesore të veshjeve të femrave për verën e vitit 2020.
Të kesh disa vite mbi supe dhe rrudha të shtuara në fytyrë, nuk do të thotë që nuk je në gjendje të dashurosh.
Turqia konfirmoi 1.178 raste dhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 236.112 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.784 atë të viktimave deri më tani.
Australiania Emily Seras është një nga modelet më me zë për momentin.
Bejruti ka qenë prej kohësh sinonimi i fjalës shpërthim. Qyteti ishte pika kryesore e luftës civile 15-vjeçare në Liban, një nga më të gjatat në botë. Dhe në vetëm 15 vitet e fundit, ka dëshmuar një varg atentatesh, konfliktesh civile, luftë ndërkombëtare dhe trazira ekonomike e politike.
Ndeshja nisi vrullshëm për spanjollët e Getafes, të cilët vendosën në mbrojte skuadrën e Interit dhe befasuan jo pak me sulme të shpejta.
Në 24 orët e kaluara, 1.695 raste të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Francë, më shumë që nga 30 maji, kur ai numër ishte 1.828.
Ka patur zëra që “Portokalli”, programi i përjavshëm i humorit në Top Channel, do të zhvendosej në një tjetër logo televizive.
Një vajzë 6-vjeçare filloi të kolliste teksa po hante topa të vegjël mishi të blera në fast-food-in e njohur McDonalds.
Zvicra ka përfshirë Spanjën, me përjashtim të Ishujve Kanarie dhe Baleare, në listën e vendeve nga të cilat karantina është e detyrueshme me rastin e kthimit në vend për shkak të rritjes së rrezikut të infeksionit koronavirus.
Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për më tepër kujdes në mbrojtjen e tyre kundër koronavirusit, në kohën kur vendi po përballet me një rritje të rasteve me përfundim fatal si pasojë e infeksionit vdekjeprurës.
Shakhtar Donetsk dhe Copenhagen janë dy skuadrat e para që presin biletën për në cerekfinale të Europa League që rinisi pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje për shkak të pandemisë së coronavirusit, në nder të viktimave të të cilës në fillim të ndeshjeve u mbajt 1 minutë heshtje.
Britania e Madhe ka njoftuar se do të ndihmojë Bejrutin me pesë milionë funte dhe se do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe në kërkimin e të mbijetuarve, tha sot ministri i Jashtëm britanik Dominique Rabb pas bisedimeve me kryeministrin libanez Hassan Diab.
E gjithë bota është shokuar nga ajo që ka ndodhur në Liban. Dy shpërthime që kanë ndodhur pranë një porti detar në Bejrut, kanë shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të lënduar.
Dy zyrtarë amerikanë thanë që nuk kishte asnjë indikacion se shpërthimi i madh në Bejrut ishte rezultat i një sulmi nga ndonjë vend ose aleatët e tij.
Spanja ka regjistruar të mërkurën 1,772 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve brenda një dite prej kur u ka dhënë fund masave të izolimit.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku si pasojë deri më tani kanë humbur jetën mbi 150 persona ndërsa mijëra të tjerë janë raportuar të lënduar, shkruan “The Guardian”.
Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj aplikacionit për video të shkurta, TikTok.
Jugu i Shqipërisë është një nga destinacionet më mikluese të turistëve vendas e të huaj.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjete sociale shpreh ngushëllimet familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe ju uron shërim sa më të shpejtë të gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19.
Një grua australiane ka treguar se ka humbur 76 kilogramë dhe ka përftuar një pamje krejtësisht të re. Para pak kohësh Alida Elizabeth Dreyer, peshonte jo pak por 145 kilogramë, edhe pse është vetëm 27-vjeçe.
Numri i të vdekurve nga shpërthimi i djeshëm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 135, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, Hamad Hassan.
Sesioni parlamentar u mbyll me miratimin e një sërë projektligjeve te cilat nuk morën vëmendjen e duhur për shkak te ndryshimeve kushtetuese.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se pandemia goditi rëndë ekonominë ne vend dhe se aktiviteti ekonomik ne vend pritet t’i kthehet rritjes në vitin 2021.
Pas disa shkrimesh denoncuese nga gazeta “Shqip”, Ministria e Shëndetësisë pranon se në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv në QSUT dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”, numri i shtrimeve është shumë më i madh sa raportohet zyrtarisht.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit e humben betejën me koronavirusin 6 persona, ndërsa u shënua një tjetër dite me numrin rekord te te prekurve, 139.
Shpërthimi i fuqishëm dje në Bejrut, që u bë lajm në mbarë botën, shkaktoi mbi 110 të vdekur dhe mijëra të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë në Afganistan ka vlerësuar që rreth një e treta e popullsisë – apo 10 milionë persona – janë infektuar me koronavirus.
Një grua nga Florida e SHBA-ve, ka rrëfyer për mediat vendase se atë dhe të ëmën, i ngatërrojnë shpesh me njëra-tjetrën, madje edhe partneri i saj në një moment ka “harruar” se kush është e dashura e tij.
Pas punës intensive prej 12 orësh në të gjitha zonat që patën probleme me furnizimin me energji, raportohet për normalizim të situatës.
Të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën në stuhinë tropikale Isaias që shkatërroi bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara dhe qindra-mijëra njerëz janë ende pa energji elektrike.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor njofton se në 24 orët e fundit ka gjobitur 4 biznese që shkelën rregullat kundër Covid-19.
Pak orë pas mesnate vendi ynë u përshi nga një valë stuhie.
Pas mbylljes së të gjitha kampioneve kombëtare në kontinentin evropian, u vjen radha kompeticioneve të UEFA që të rinisin aktivitetet e tyre pikërisht në këtë muaj.
Një lajm i mirë ka ardhur nga Libani. Sipas raportimeve, një burrë është gjetur i gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga shpërthimi pranë portit detar në Bejrut.
US Open humbet kampionin në fuqi të tij.
Sot, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.
Suedia, e cila ka anashkaluar izolimin në kohën e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, është përballur me tkurrje ekonomike prej 8.6 për qind në periudhën prill-qershor në krahasim me periudhën paraprake.
Në Mal të Zi, 50 raste të tjera të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, dhe katër persona vdiqën, që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë.
Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, është fiksuar momenti kur një elefant në Indi, i ka shpëtuar për fare pak një përplasje me trenin.
Pamje tejet të rënda vijnë nga Britania e Madhe. Në një video të bërë virale është fiksuar momenti kur një grua e cila kishte dalë të bënte një shëtitje me qenin e saj, në një rrugë të Birmingham-it, është goditur nga një makinë.
Shiu i rëndë gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin ka ndihmuar në shuarjeve e vatrave të zjarrit që prej ditësh digjnin pyjet dhe shkurret e Shqipërisë.
Ekspertja e Task Forcës Anticovid pranë PD, Liliana Shyqyriu ka bërë fajtore qeverinë për mos menaxhimin e mirë të situatës ndaj Covid-19.