Komentet e Macron për Islamin/ Vendet arabe nisin bojkotin e produkteve franceze

26/10/2020 17:10
Presidenti francez dhe kryeministri i Pakistanit

Disa kompani arabe kanë njoftuar se po tërheqin produktet franceze nga supermarketet e tyre në kundërpërgjigje të komenteve të presidentit francez për fenë islame, shkruan rrjeti i Omanit, Al Jaseera.

Nisma u nxit fillimisht nga kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i cili Emmanuel Macron per sulm ndaj Islamit dhe ‘nxitje të Islamofobisë’

Në fillim të muajit Macron u zotua të luftonte “separatizmin islamist”, për të cilin tha se kërcënonte të merrte kontrolin e disa komuniteteve muslimane në Francë.

Macron gjithashtu përshkroi fenë muslimane si “në krizë” dhe shtoi se qeveria e tij do të prezantojë në dhjetor një ligj në përforcim të atij të vitit 1905, për forcimin e ndarjes mes shtetit dhe fesë.

Komentet e tij si dhe mbështetja për karikaturat satirike të Profetit Muhamed kanë shkaktuar zemërim të gjerë dhe një thirrje në rrjetet sociale për refuzimin e produkteve franceze në supermarketet e vendeve arabe dhe në Turqi.

Fushata e zemërimit në mediat sociale ishte përhapur në vende si Kuvait, Katar, Palestine, Egjipt, Algjeri, Jordani, Arabia Saudite e Turqia.

Universiteti i Katarit gjithashtu iu bashkua fushatës duke anulluar eventin e Javës Kulturore Franceze duke cituar si arsye “abuzimin e qëllimshëm të fesë islame dhe simboleve të saj”.

FOTO GALERI
1/5
Macron gjithashtu përshkroi fenë muslimane si “në krizë”

Top Channel