Kanë hezituar për të ardhur? Llleshaj: Disa janë indoktrinuar thellë, luftëtarët e ISIS nuk i lënë të tradhtojnë “kauzën”

26/10/2020 21:29

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte në lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Open” nga Libani për të folur për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga Siria në Atdhe.

Ai tha se kjo është një ditë e lumtur për të gjithë shqiptarët. Ministri bëri të ditur se janë rreth 50 shqiptarë në Kampin Al Hol dhe me 20 prej tyre i kanë kontaktuar fizikisht, që siç tha ministri janë pjesë e fazës 2 të riatdhesimit.

Por ministri foli edhe për zërat që disa prej tyre nuk pranuan të vinin: Duhet të keni parasysh që aty jetojnë luftëtarë të ISIS dhe ata përpiqen të mos lënë njeri të ikë, që të tradhtojë kauzën, sepse çdo dalje konsiderohet humbje për ta.

Nuk ka rezistencë për të ardhur, por ka të rritur të indoktrinuar thellë, po për fëmijët jo. 

Top Channel