Disa fotografi ku shfaqet presidenti Donald Trump dhe Melania Trump si rrallëherë e qeshur, po bëjNë xhiron e rrjetit duke u kthyer në burim teorish konspirative.

Çifti u pa teksa në bordin e helikopterit presidencial javën e kaluar, por nga ku po drejtoheshin drejt Nashville-it për të marrë pjesë në debatin e fundit mes presidentit dhe rivalit demokrat, Joe Bidenpresidencial. Trump shfaqet i veshur me kostum, ndërkohë që Melania qëndron pas tij, me një shall të hedhur supeve dhe me syze.

E veçanta është se si rrallëherë, Zonja e Parë shfaqet e qeshur. Ka shërbyer kjo pamje që ndjekës të Twitter-it të hidhnin menjëherë hipotezën se ajo nuk është Melania e vërtetë. Ata kanë krijuar madje  hashtagun # fakeMelania.

“Nuk do desha një president, i cili punëson një Zonjë të Parë për t’i qëndruar në krah”, shkruan një përdoruese e rrjetit social, ndërsa një tjetër pretendon se “po të shikojmë jo vetëm dhëmbët, por edhe vetullat, hundën dhe  formën e buzëve, këto tregojnë se ajo nuk është Melania e vërtetë.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel