Tronditëse/ Viktimat e COVID-it nëpër qese mbeturinash, pamjet e tmerrshme brenda morgut të pazakontë…

26/10/2020 21:08

Pamje të tmerrshme janë duke qarkulluar në rrjete sociale.

Brenda një morgu të një spitali të Rusisë, gjenden rreth 50 kufoma të vendosura nëpër qese të zeza mbeturinash, sipas zërave, ata janë viktima të koronavirusit.

Ndërkohë në Rusinë Jugore, kanë dalë detaje të reja të një incidenti në të cilin 13 pacientë të prekur nga koronavirusi vdiqën kur furnizimi i tyre me oksigjen mbaroi papritur.

Një punëtor i shokuar filmoi skenat e tmerrshme të morgut që tregonin dhjetëra trupa, të fshehura në një korridor dhe një dhomë që zakonisht përdorej për ekzaminime pas vdekjes.

Ky i fundit e quajti videon:“Një minutë në jetën e një morgu Covid në qytetin Novokuznetsk”. Nga ana tjetër, Ministria lokale e shëndetësisë në rajonin e Kemerovos konfirmoi vërtetësinë e videos.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel