Mauro Icardi pritet të rikthehet në Serie A, befasohet Interi

26/10/2020 15:44

Milani e ka identifikuar sulmuesin e Paris-Saint-Germain, Mauro Icardi-n si një objektiv transferimi, raporton gazeta “A Bola”.

“Rossonerët” e duan argjentinasin si partner ideal të Zlatan Ibrahimoviç-it për sezonin 2021/22. Icardi e kompletoi transferimin e tij nga Interi tek Paris-Saint-Germain dhe kontrata e tij me klubin francez skadon në vitin 2024.

Nëse realizohet ky operacion, skuadra e cila do të prekej më së shumti do të ishte Interi duke ditur rivalitetin e madh mes këtyre dy klubeve.

Top Channel